Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

FHK-ja e KEP Trust vazhdojnë partneritetin shumë të suksesshëm

Federata e Hendbollit e Kosovës dhe institucioni mikrofinanciar, KEP Trust, kanë vazhduar partneritetin, që deri më tani ishte shembullor dhe që do të vazhdojë të jetë i tillë.Të mërkurën presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, dhe kryeshefi ekzekutiv i KEP Trust, Shpend Nura, kanë nënshkruar marrëveshjen e re të sponsorizimit, që është […]

Fitore bindëse e Samadrexhës për të mbetur në hap me Ferizajn dhe Istogun

Samadrexha nuk ka lejuar befasi të dielën në Gjakovë ndaj Vëllaznimit. Madje ka shënuar fitore bindëse për të mbetur në hap me skuadrat kryesore në Superligën e hendbollisteve, Ferizajn dhe Istogun.Në ndeshjen e fundit të xhiros së dhjetë, Samadrexha fitoi 39:15. Që në pjesën e parë mysafirët u shkëputën ndjeshëm në rezultat. Pas 30 minutave […]

Fitorja e 12-të për Rahovecin, e shtata për Prishtinën

Rahoveci nuk ka të ndalur në Superligën e Kosovës në hendboll. “Vreshtarët” e kanë shënuar edhe fitoren e 12-të rresht dhe udhëheqin në tabelë me 24 pikë.Të dielën në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat 47:27. Dallimi në cilësi ishte i madh dhe kjo u bë e qartë në minutat e parë […]

Trepça mposht Besën në Mitrovicë pas një kohe shumë të gjatë

Pas një kohe shumë të gjatë, Trepça e ka mposhtur Besa Famgasin në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.Të shtunën mbrëma, Trepça dhe Besa e Pejës kanë zhvilluar derbin e xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Trepça ka fituar me rezultat 35:33. Ndeshja ishte e fortë dhe me fund dramatik. Pas barazimit 33:33 të […]

Istogu pa telashe ndaj Prishtinës, fitorja e dhjetë për Ferizajn

Kampioni në fuqi, Istogu, nuk ka pasur telashe për ta fituar ndeshjen e xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Të shtunën në Banjë, Istogu fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 36:22. Pas pjesës së parë istogaset kishin epërsi prej pesë golash, 17:12.Kapitenia Albina Rugova udhëhoqi Istogun me dhjetë gola. Dajana Milaniq i […]

Prishtina do të mundohet ta befasojë Istogun

Istogu e pret Prishtinën në kuadër të xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Ndeshja luhet të shtunën prej orës 17:00 në Banjë.Kampioni aktual, Istogu, llogaritet favorit për këtë ndeshje. Por prishtinaset do të japin më të mirën në kërkim të befasisë së madhe.Istogu është i dyti me 14 pikë, ndërsa ka […]

Trepça – Besa Famgas, derbi i javës

Fituesja e Kupës së Kosovës, Trepça, takohet me kampionen dhe fituesen e Superkupës, Besa Famgasin, në kryendeshjen e xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Ndeshja zhvillohet të shtunën prej orës 17:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.Trepça e Besa Famgas janë përballur në tri finalet e këtij viti. Besa i ka fituar dy, […]

Besa Famgas kthehet te fitorja

Kampionia në fuqi e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, është kthyer te fitorja. Të mërkurën mbrëma, Besa e Pejës e mposhti Vushtrrinë me rezultat bindës, 38:25. Ndeshja ishte e mbetur ndërsa i takoi xhiros së parë. U zhvillua në Vushtrri. Besa Famgas mban vendin e dytë në tabelë me 18 pikë. Vushtrria është e shtata […]

Përfundon kampi i Kosovës U18, selektori Qerimi i kënaqur me punën e bërë

Me dy stërvitjet e zhvilluara të martën, ka përfunduar kampi treditor i Kombëtares U18 të Kosovës në hendboll. Nën urdhrat e selektorit Bujar Qerimi, hendbollistët e rinj kanë punuar me zell dhe përkushtim. I kishin pesë seanca stërvitore, ku është punuar në elemente të ndryshme të lojës së hendbollit.Të ftuar ishin 25 hendbollistë, ndërsa grumbullimi […]

Edhe një fitore për hendbollistet e Istogut

Hendbollistet e skuadrës kampione, Istogut, e kanë fituar edhe një ndeshje në Superligën e Kosovës. Të martën u zhvillua ndeshja e mbetur e xhiros së tetë, Istogu – Vëllaznimi. Skuadra istogase fitoi me rezultatin bindës, 42:20. Kjo ndeshje ishte shtyrë për shkak të angazhimit evropian të Istogut. U luajt në Banjë.Arlinda Dinarica i shënoi 11 […]