Besa Famgas e Trepça u kthehen sfidave kampionale

Pas ndeshjeve evropiane, kampionja Besa Famgas dhe fituesja e Kupës, Trepça, u kthehen sfidave në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).Të enjten Besa e Pejës dhe Trepça e Mitrovicës i luajnë ndeshjet e xhiros së shtatë të kampionatit të Kosovës.Besa e pret në palestrën “Karagaçi” skuadrën Kastriotit. Ndeshja zhvillohet prej orës 18:30 dhe pritet të […]
Ndeshje interesante në xhiron e katërt të Superligës së hendbollisteve

Në mesjavë zhvillohet xhiroja e katërt e Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Në program janë disa ndeshje interesante që pritet të ofrojnë hendboll të mirë.Të mërkurën janë ndeshjet Prishtina – Ferizaj (19:30) dhe Samadrexha – Jusuf Gërvalla (19:00). Ferizaj udhëton drejt kryeqytetit me synim për dy pikë të reja, por plane tjera mund të […]
Fitorja e parë për Vushtrrinë

Vushtrria e ka shënuar fitoren e parë në edicionin 2023/2024 të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të dielën mbrëma në kuadër të xhiros së gjashtë, Vushtrria e mposhti Deçanin me rezultat 33:31.Ndeshja u zhvillua në Vushtrri.Ndeshja ishte e fortë, e barabartë dhe dramatike. Në minutën e 58-të, Deçani ishte para, 31:30. Por më pas […]
Istogu fiton derbin, Rugova i shënon dhjetë gola

Albina Rugova i ka shënuar dhjetë gola për ta udhëhequr Istogun drejt fitores në derbi. Të dielën në Samadrexhë, Istogu e mposhti Samadrexhën me rezultat 27:21. Pas pjesës së parë rezultat ishte 14:12 për istogaset.Ndeshja i ka takuar javës së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Për Istogun, kampionin aktual, është fitorja e […]
Fitore për skuadrat ferizajase

Të shtunën u luajtën tri ndeshje të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).Skuadrat favorite nuk kanë hasur në telashe për të fituar pikët e reja.Kastrioti i Ferizajt është kthyer fuqishëm në pjesën e dytë për fitoren 29:23 ndaj Ulpianës. Pas pjesës së parë Ulpiana ishte në epërsi, 15:14.Puhiza Gashi ishte më […]
Samadrexha – Istogu, kryendeshja e fundjavës

Samadrexha – Istogu vlerësohet kryendeshja e fundjavës në hendbollin kosovar. Ndeshja i takon xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat) dhe zhvillohet të dielën nga ora 17:00 në palestrën në Samadrexhë.Kampioni aktual, Istogu, vlerësohet favorit, por Samadrexha, që ka angazhuar shumë hendbolliste të huaja, do ta kërkojë befasinë.Të dy skuadrat kanë nga […]
Besa Famgas mposhtet në ndeshjen e parë

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, është mposhtur thellë në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë.Të dielën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa pësoi nga gjiganti turk, Beshiktash Safi Cimento me rezultatin 43:24.Që në pjesën e parë dallimi në rezultat ishte i madh. Pas 30 minutave lojë, […]
Kastrioti fiton në Deçan

Kastrioti ka fituar në Deçan në ndeshjen më të fortë të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të shtunën mbrëma, ferizajasit fituan me rezultat 29:27.Festim Mustafa ishte më efikasi te Kastrioti me 11 gola. Dhjetë herë për vendasit realizoi Fatlind Mazrekaj.Të shtunën u luajtën edhe dy ndeshje tjera të xhiros së […]
Të shtunën ndeshjet e xhiros së pestë

Të shtunën zhvillohen ndeshjet e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Në fakt zhvillohen tri ndeshje pasi derbi mes Besa Famgasit dhe Trepçës është shtyrë për shkak të ndeshjes evropiane të skuadrës pejane.Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo që zhvillohet në Deçan mes Deçanit dhe Kastriotit. Forma e skuadrës deçanase […]
Trepça mposht Vëllaznimin dhe del në vendin e parë

Trepça nuk ka lejuar befasi në kuadër të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll. Të mërkurën në “Minatori”, Trepça e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat 57:31. Me fitore, skuadra mitrovicase doli e para në tabelë me 6 pikë, nga sa i kanë edhe disa skuadra të tjera.Yassine Henahem ishte më efikasi […]