Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitorja e parë për Vushtrrinë

Të premten është luajtur ndeshja e parë e xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri, skuadra e Vushtrrisë e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 30:25. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:13 për ekipin vushtrrias.Vushtrria javën e kaluar ishte mposhtur nga Ferizaj, por […]

Istogu e Ferizaj me ndeshje evropiane, në Superligë janë tri ndeshje

Hendbollistet e Istogut dhe ato të Ferizajt këtë fundjavë do të jenë të angazhuara në ndeshje evropiane, përkatësisht në ndeshje të xhiros së dytë të Kupës Evropiane.Kampioni aktual, Istogu, luan me skuadrën portugeze, 1MAIO. Të dy ndeshjet janë në Pejë, të shtunën e të dielën prej orës 18:00.Ndërkohë Ferizaj luan ndaj skuadrës nga Izraeli, Maccabi […]

Prishtina – Kastrioti, kryendeshja e javës

Prishtina – Kastrioti është kryendeshja e xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Kjo ndeshje është të dielën prej orës 18:00. Për shkak të punimeve në Pallatin e Rinisë, ndeshja do të luhet në Bardhodh.Prishtina në xhiron e parë humbi nga Rahoveci dhe do të kërkojë të reagojë ndaj ferizajasve. Ndërkohë Kastrioti […]

Istogu e Ferizaj me fitore bindëse

Istogu e ka nisur me fitore të thellë mbrojtjen e titullit të kampionit të Kosovës në hendboll. Të dielën në Bardhosh, Istogu e mposhti Prishtinën me rezultat 50:27.Cilësia ishte në anën e skuadrës istogase, që nuk ka pasur telashe për ta thyer rezistencën e Prishtinës. Arlinda Dinarica i shënoi 13 gola për Istogun, ndërsa nëntë […]

Fillim i furishëm i Rahovecit

Rahoveci e ka nisur kampionatin me fitore bindëse, duke konfirmuar që në ndeshjen e parë synimet shumë të mëdha. Të dielën në Podujevë, Rahoveci fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 43:30.“Vreshtarët” nisën herët shkëputjen në rezultat dhe pas 30 minutave lojë kishin epërsi prej tetë golash (21:13). Në pjesën e dytë epërsia e Rahovecit vetëm është […]

Fitore për Samadrexhën, Jusuf Gërvallën e Shqiponjën

Janë zhvilluar të shtunën tri ndeshjet e para të edicionit 2023/2024 në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).Samadrexha, ashtu si pritej, ka nisur me fitore. E mposhti Vëllaznimin me rezultat 24:18. Rabia Oz u dallua te Samadrexha me nëntë gola, ndërsa gjashtë i kishte Arlinda Maloku. Te Vëllaznimi pesë gola i shënoi Aroma Kalludra.Fitore si […]

Kastrioti fiton ndeshjen shumë dramatike me Trepçën

Kastrioti ka nisur ngadalë, por ka festuar në fund të ndeshjes hapëse të edicionit 2023/2024 në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Kastrioti e mposhti Trepçën e Mitrovicës me rezultat 31:30. Ndeshja ishte skajshmërisht dramatike dhe u vendos në aksionet e fundit.Portieri Dardan Dugolli ka shkëlqyer […]

Në fundjavë fillon edicioni i ri i Superligës

Ndeshja e skuadrave me traditë, Kastrioti e Trepça, e hap edicioninin 2023/2024 në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Pritet një kampionat interesant dhe garë e fortë për titull të kampionit. Shumica e skuadrave janë organizuar si duhet për kampionatin e ri dhe kanë bërë përforcime të shumta.Ndeshja mes Kastriotit dhe Trepçës zhvillohet të shtunën […]

Hendbollistet fillojnë garën në fundjavë

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së parë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Superliga e hendbollisteve përbëhet nga dhjetë skuadra, ndërsa gara pritet të jetë interesante si për pozitat e kreut ashtu edhe për të shmangur rënien në nivelin e dytë. Ndeshjet e xhiros së parë që zhvillohen në fundjavë, […]