Tjetër trofe për Besa Famgasin

Besa Famgas është fituese e Superkupës së Kosovës në hendboll për herë të dytë rresht. Kështu ekipi pejan ka shtuar edhe një trofe në koleksionin e pasur. Besa në ndeshjen për Superkupë e mposhti Trepçën me rezultat 36:28. Ndeshja u zhvillua të shtunën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë para një numri të madh shikuesish. […]
Istogu fiton Superkupën për herë të dytë

Istogu e ka fituar Superkupën e Kosovës për herë të dytë. Në ndeshjen shumë të fortë, të shtunën mbrëma në Mitrovicë, Istogu e mposhti Ferizajn me rezultat 31:27. Istogaset ishin kohë të gjatë në epërsi, por ferizajaset nuk janë dorëzuar deri në fund. Ndeshja ishte me ritëm të lartë, ndërsa shikuesit panë aksione e gola […]
Istogu synon trofeun e radhës, Ferizaj ka plane të tjera

Me shumë interes pritet ndeshja mes hendbollisteve të Istogut dhe atyre të Ferizajt. Istogu e Ferizaj takohen të shtunën prej orës 18:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë në ndeshjen për Superkupën e Kosovës.Ndeshja për Superkupë do të dëshmojë për forcën e skuadrave në kampionatin e ri, ndonëse kompletimi dhe komponimi i skuadrave do kohë. Istogu […]
Seminar i suksesshëm për gjyqtarët dhe vëzhguesit

Ka përfunduar të dielën seminari qendror për gjyqtarët e hendbollit dhe për vëzhgues/kontrolluesit e ndeshjeve të hendbollit kosovar. Për dy ditë seminari është mbajtur në Prishtinë, ndërsa nga përgjegjësit është vlerësuar shumë i suksesshëm.Pjesëmarrës ishin shumica e gjyqtarëve dhe vëzhgues/kontrolluesve.Seminarin e ka organizuar Shoqata e Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës, ndërsa kanë ligjëruar Shqipe Bajçinca […]
Presidenti Saraçini uron për organizimin e Lojërave Mesdhetare në Prishtinë

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, ka uruar sportistët pasi u vendos që në Prishtinë në vitin 2030 të organizohen Lojërat Mesdhetare.Vendimi u mor të premten në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, në Heraklion të Greqisë. Pjesë e punimeve të Asamblesë së ICMG-së ishte edhe Saraçini. Ai është […]
Besa Famgas luan në Vushtrri në xhiron e parë, derbi në Prishtinë

Besa Famgas do ta fillojë në Vushtrri mbrojtjen e titullit të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Kështu është përcaktuar me shortin e tërhequr të mërkurën në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës.Superliga e hendbollistëve do të përbëhet nga tetë skuadra. Do të luhet sistem i katërfishtë e më pas është plejofi.Ndeshjet […]
Istogu nis mbrojtjen e titullit në Prishtinë

Edicioni 2023/2024 i Superligës së Kosovës në hendboll (femrat) nis me ndeshje interesante. Shorti për kampionatin e ri është tërhequr të mërkurën në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës. Tërheqjen e shortit e ka bërë komesari i garave, Isak Osmani. Kampioni aktual, Istogu, mbrojtjen e titullit e fillon në Prishtinë. Takohet me skuadrën e […]
Të mërkurën shorti për Superligë

Të mërkurën (nesër) prej orës 15:00 në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës tërhiqet shorti për edicionin 2023/2024 në Superligën e Kosovës në hendboll. Shorti tëhiqet për Superligën e hendbollistëve dhe atë të hendbollisteve.Shorti do të transmetohet live në kanalin zyrtar të Federatës së Hendbollit të Kosovës në “Youtube”. Po ashtu të mirëseardhur janë […]
Më 15 gusht shorti për kampionatin e ri

Më 15 gusht do të tërhiqet shorti për kampionatin e ri të Kosovës në hendboll.Shorti për edicionin 2023/2024 në Superligën e meshkujve, Superligën e femrave dhe Ligën e kadetëve do të tërhiqet nga ora 15:00 në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës.Klubet kanë kohë deri më 11 gusht që të licencohen për garat e […]
Istogu e Ferizaj më 18 korrik mësojnë kundërshtarët evropianë

KHF Istogu dhe KHF Ferizaj do të garojnë në Kupën Evropiane (EHF European Cup) për hendbolliste në edicionin 2023/2024.Istogu e Ferizaj janë në mesin e 64 skuadrave të Kupës Evropiane. Të gjitha do ta fillojnë garimin prej raundit të dytë.Ndeshjet e para janë më 23 e 24 shtator, ndërsa të kthimit më 30 shtator e […]