Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kombëtarja U19 barazon në miqësoren e parë me Bullgarinë

Në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian që prej të shtunës zhvillohet në Prishtinë, Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll të dielën luajti ndeshje miqësore me Bullgarinë U19. Vajzat tona kishin paraqitje të mirë, ndërsa rezultati në fund ishte 23:23. Pas pjesës së parë bullgaret ishin një gol para, 14:13. Më shumë se rezultati në […]

Arona Krasniqi: Jemi shumë të motivuara për Evropian

Pivotja Arona Krasniqi është prej lojtareve të rëndësishme të Kombëtares U19 të Kosovës që po përgatitet për Kampionatin Evropian që prej 8 deri më 16 korrik mbahet në Prishtinë. Arona është ende vetëm 16-vjeçare dhe llogaritet shpresë e hendbollit kosovar. Më herët këtë vit ajo kishte fituar rastin të ushtronte me Kombëtaren A, ndërsa tani […]

Deçani fiton garën e fatosave

Të shtunën në Deçan është zhvilluar gara në ligën e fatosave. Gara është zhvilluar në formë turneu, ndërsa kampion u shpallën fatosat e Deçanit. Ata në finale fituan ndaj Istogut me rezultat 14:8.Fillimisht Rahoveci mposhti Besa Famgasin me rezultat 20:17. Në ndeshjen e dytë Deçani mposhti Llapin me 10:7, ndërsa Istogu fitoi ndaj Prishtinës me […]

Kosova në Grupin A

Hendbollistet e Kosovës U19 tashmë kanë nisur përgatitjet për Evropianin e Divizonit B që muajin tjetër mbahet në Prishtinë.Vajzat tona i pret një kampionat shumë sfidues. Fakti që ndeshjet i luajnë në shtëpi pritet të jetë motiv për paraqitje sa më të mira nga vajzat tona.Kosova U19 është në Grupin A së bashku me Sllovakinë, […]

Deçani, kampion në Ligën e Pionierëve

Deçani është kampion në Ligën e Pionierëve në hendboll. Njomakët deçanas të hënën kanë kurorëzuar me titull kampioni një edicion të suksesshëm.Në finale, Deçani e mposhti Besa Famgasin me rezultat të ngushtë, 17:16. Ashtu si pritej, finalja ishte e fortë dhe thuajse e barabartë. Periudhën e parë e fitoi Besa me rezultat 7:5. Në periudhën […]

Prishtina fiton ndeshjen për vend të tretë

Prishtina ka përfunduar e treta në Ligën e Pionierëve të Kosovës në hendboll. Në ndeshjen për vend të tretë, Prishtina e mposhti Istogun me rezultat 21:16. Ndeshja është luajtur të hënën pasdite në palestrën “Karagaçi” në Pejë.Prishtina nisi me seri 4:0 dhe më pas ka mbajtur epërsi prej disa golash deri në fund.Lum Xhemajli u […]

Besa Famgas në finale te pionierët

Besa Famgas është kualifikuar edhe në finalen e Ligës së Pionierëve të Kosovës në hendboll. Të dielën në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa e mposhti Istogun me dhjetë gola dallim, 21:11, në gjysmëfinalen e dytë.Amar Muqolli u shqua me efikasitet, duke i realizuar dhjetë gola për ekipin pejan. Jon Gashi e Ilir Istrefaj i shënuan […]

Deçani mposht Prishtinën, kalon në finale

Deçani ka kaluar në finale të Ligës së Pionierëve të Kosovës në hendboll. Të dielën në palestrën “Karagaçi” në Pejë njomakët deçanas fituan ndaj Prishtinës me rezultat 26:11.20 minutat e parë të ndeshjes ishin të barabartë, me Prishtinën që ishte para për një periudhë. Më pas Deçani nisi shkëputjen dhe arriti te fitorja bindëse.Bilall Mazrekaj […]

Caktohen skuadrat gjysmëfinaliste në Ligën e Pionierëve

Janë luajtur të shtunën ndeshjet çerekfinale në Ligën e Pionierëve të Kosovës në hendboll. Ndeshjet janë luajtur në palestrën “Karagaçi” në Pejë, ku të dielën zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale.Prishtina fitoi 26:21 ndaj Rahovecit për të bërë vend në gjysmëfinale. Lum Xhemajli ishte më efikasi te Prishtina me dhjetë gola. Myrtezan Metkamberi i shënoi nëntë gola për […]

Në Pejë zhvillohet Final8 në Ligën e Pionierëve

Në palestrën “Karagaçi” në Pejë për tri ditë do të zhvillohen ndeshjet e turneut final të Ligës së Pionierëve të Kosovës në hendboll. “Final8” fillon me ndeshjet çerekfinale që zhvillohen të shtunën.Ndeshja e parë është Prishtina – Rahoveci, që zhvillohet prej orës 11:00. Prej orës 12:30 është takimi Besa Famgas – Llapi. Më pas nga […]