Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Katër çiftet shumë perspektive të gjyqtareve të hendbollit

Ndeshjet e Final8 të Ligës së Pioniereve në hendboll janë drejtuar nga gjyqtare me perspektivë. Të gjitha ndeshjet u janë besuar gjyqtareve të reja, që ishin të angazhuara edhe gjatë pjesës së rregullt të kampionatit.Çiftet Anesa Maksuti – Elda Hoxha, Flaka Hoti – Edonisa Sahiti, Donita Shala – Diarta Shala dhe Dorentina Qufaj – Ardiana […]

Shqiponja, kampione në Ligën e Pioniereve

Shqiponja e Gjakovës është kampione e Kosovës në hendboll në konkurrencën e pioniereve. Në finale të turneut përfundimtar, të hënën, Shqiponja e mposhti Samadrexhën me rezultat 22:15. Turneu final, përkatësisht Final8, është zhvilluar në Gjakovë. Pas minutës së 15-të skuadra gjakovare nisi shkëputjen. Dhe pas rezultatit 6:6, Shqiponja kaloi në epërsi 12:6. Më pas gjakovaret […]

Finale dramatike, Magdeburgu është fitues i Ligës së Kampionëve

Magdeburgu është fitues i Ligës së Kampionëve në hendboll.Në finalen shumë dramatike, skuadra gjermane e mposhti Kielcen e Polonisë me rezultat 30:29. Ndeshja finale është vendosur pas vazhdimeve, pasi koha e rregullt përfundoi 26:26. Finalja u zhvillua të dielën mbrëma në Keln të Gjermanisë para plot 20 mijë shikuesve.Për Magdeburgun është titulli i katërt evropian. […]

Samadrexha e Shqiponja në finale te pionieret

Samadrexha e Shqiponja janë skuadrat finaliste në Final8 të Ligës së Pioniereve. Të dielën në Gjakovë u luajtën gjysmëfinalet, ndërsa fillimisht Samadrexha fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat 23:17.Elisa Krasniqi i shënoi plot 14 gola për Samadrexhën, ndërsa gjashtë i kishte Aulona Maloku.Te Vushtrria nga gjashtë gola i shënuan Lumturije Beqiri dhe Halime Beqiri.Gjysmëfinalja e dytë […]

Caktohen skuadrat gjysmëfinaliste në Ligën e Pioniereve

Të shtunën në Gjakovë ka nisur Final8 i Ligës së Pioniereve të Kosovës në hendboll. Janë luajtur ndeshjet çerekfinale, ndërsa është treguar hendboll i mirë. Në skenë kanë dalë lojtare të reja me shumë potencial për të ardhmen.Çerekfinalja e parë ishte në mes të Samadrexhës dhe CLICK-ut. Samadrexha fitoi me rezultat 27:18. Elisa Krasniqi i […]

Një përzgjedhje e të rinjve luan dy ndeshje testuese në Slloveni

Një përzgjedhje e lojtarëve të rinj të Kosovës është mbledhur në Prishtinë në prag të pjesëmarrjes në një turne ndërkombëtar në Slloveni. Janë grumbulluar lojtarë të moshës prej 18 deri në 22 vjet, që vlerësohen me potencial për Kombëtaren e Kosovës në hendboll.Në Rogashka Slatina të Sllovenisë kjo përzgjedhje luan ndeshje kontrolluese me Kuvajtin dhe […]

Vendime të rëndësishme të Bordit të FHK-së

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës. Nën drejtimin e presidentit Eugen Saraçini, bordi analizoi kampionatin që tashmë ka përfunduar dhe mori vendime të rëndësishme. Edicioni 2022/2023 është vlerësuar shumë i suksesshëm, ndërsa është premtuar angazhim maksimal për avancim të mëtejmë.Ndërkohë, sipas autorizimit nga Kuvendi i fundit i Punës, bordi […]

Vipersi vazhdon dominimin evropian

Skuadra norvegjeze e hendbollisteve, Vipers Kristiansand, është fituese e Ligës së Kampionëve. Hendbollistet e Vipersit të dielën në finale të Championsit mposhtën skuadrën hungareze FTS-Rail Cargo Hungaria. Rezultati ishte 28:24 në të mirë të skuadrës norvegjeze.Vipersi për herë të tretë rresht ka fituar garën kryesore evropiane.Sunniva Andersen dhe Anna Vyakhireva shënuan nga gjashtë gola për […]

Besa Famgas, kampione te juniorët

Besa Famgas është kampione e Kosovës në grupmoshën e juniorëve. Ekipi pejan në finale të ligës së juniorëve e mposhti Prishtinën me rezultat 43:33. Ndeshja vendimtare e Final4 të ligës së juniorëve u zhvillua të dielën pasdite në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.Besa nisi herët shkëputjen në rezultat dhe në minutën e 14-të rezultati ishte […]

Vëllaznimi mposht Trepçën në ndeshjen për vendin e tretë

Vëllaznimi ka përfunduar në vendin e tretë në ligën e juniorëve të Kosovës në hendboll. Të dielën në Prishtinë, Vëllaznimi në ndeshjen për vendin e tretë e mposhti Trepçën me rezultat 27:25. Vëllaznimi e Trepça të shtunën pësuan në gjysmëfinale të Final4 dhe të dielën luajtën për pozitën e tretë.Mitrovicasit në pjesën e parë ishin […]