Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Sonte, finalja e parë

Sonte prej orës 20:00 në palestrën e qytetit në Istog zhvillohet ndeshja e parë finale e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).Takohen Istogu dhe Vushtrria.Trajnerët e të dy skuadrave janë shprehur optimist para finales së plejofit, duke shprehur po ashtu respekt për ekipet rivale.Istogu në gjysmëfinale pas dy ndeshjeve e eliminoi Kastriotin, ndërsa […]

Shala: Istogu është shumë i motivuar

Kthimi në palestrën e qytetit e ka motivuar edhe më shumë Istogun në prag të finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).Ndeshja e parë finale, Istogu – Vushtrria, luhet të premten prej orës 20:00 në palestrën e qytetit në Istog. Tek Istogu presin që palestra të mbushet me shikues.“Presim që palestra në […]

Parduzi: Synojmë titullin e kampionit

Kalimi i Ferizajt në gjysmëfinale të plejofit, ka rritur optimizmin te skuadra e Vushtrrisë. Vushtrria tani synon titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).Në finale të plejofit, Vushtrria takohet me Istogun. Ndeshja e parë është të premten prej orës 20:00 në Istog.Vushtrria të martën fitoi ndeshjen dramatike ndaj Ferizajt dhe kështu u […]

Vushtrria fiton ndeshjen shumë dramatike, kualifikohet në finale

Gentiana Basholli ka shkëlqyer për ta dërguar Vushtrrinë në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.Vushtrria vetëm pas dy vazhdimeve nga pesë minuta e mposhti Ferizajn me rezultat 29:28. Dhe golin e fitores e shënoi Basholli në sekondat e fundit.Basholli i realizoi 12 gola, duke qenë e pandalshme për lojtaret ferizajase.Ndeshja u luajt […]

Të martën përcaktohet finalisti i fundit

Të martën prej orës 18:00 luhet ndeshja e fundit e gjysmëfinales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).Në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj takohen skuadra e Ferizajt dhe skuadra e Vushtrrisë. Pas dy ndeshjeve rezultati është 1:1 dhe skuadra që shënon fitore i bashkohet Istogut në finale.Ndeshjen e parë në Ferizaj skuadra vendase […]

Besa Famgas kualifikohet në finale të plejofit

Besa Famgas është kualifikuar në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).Të dielën hendbollistët e Besës së Pejës fituan bindshëm në Vushtrri me rezultat 32:24.Besa Famgas e kishte fituar bindshëm edhe ndeshjen e parë ndaj Vushtrrisë, të luajtur në Pejë. Dhe me rezultat 2:0 kalon në finaleDenis Shabanoviq ishte më efikasi te […]

Trepça në finale, fiton ndeshjen dramatike ndaj Prishtinës

Trepça është finalistja e parë e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Trepça në gjysmëfinale ka shënuar dy fitore ndaj Prishtinës.Fitoren e dytë dhe vendimtare, skuadra mitrovicase e arriti të dielën në kryeqytet. Ndeshja dramatike përfundoi 32:31 në të mirë të Trepçës. Golin e fitores e shënoi Deniz Terziqi në minutën e 59-të. […]

Besa Famgas e Trepça në kërkim të finales

Të dielën janë ndeshjet e dyta në serinë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Skuadrat që i fituan ndeshjet e para, Besa Famgas e Trepça, janë mysafire.Kampionia në fuqi, Besa Famgas, fitoi 33:23 ndaj Vushtrrisë, të enjten në Pejë. Të dielën prej orës 19:00 është ndeshja në Vushtrri dhe skuadra e […]

Vushtrria fiton ndeshjen dramatike, finalisti caktohet në takimin e tretë

Vushtrria ka fituar si vendase ndaj Ferizajt për të barazuar në 1:1 serinë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Kështu finalisti do të përcaktohet në ndeshjen e tretë që luhet mesjavën e ardhshme në Ferizaj.Ndeshja e së shtunës përfundoi 23:22 në të mirë të Vushtrrisë. Ndeshjen e parë, Ferizaj e kishte […]

Istogu në finale të plejofit

Istogu është finalisti i parë i plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).Istogu të shtunën në Ferizaj e shënoi fitoren e dytë ndaj Kastriotit dhe kështu bëri vend në finale. Ndeshja e dytë gjysmëfinale përfundoi me rezultat 30:24 në të mirë të skuadrës istogase.Istogu nisi ndeshjen me seri 3:0, por vendaset u kthyen në […]