Istogu e Ferizaj në kërkim të finales

Të shtunën (sot) prej orës 18:00 janë ndeshjet e dyta gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Skuadrat mysafire, Istogu e Ferizaj, synojnë që me fitore të reja të bëjnë vend në finale. Skuadra nikoqire, Kastrioti e Vushtrria, kanë plane të tjera.Pas fitores 41:25 në ndeshjen e parë, Istogu […]
Në fundjavë fillojnë ligat e pionierëve

Këtë fundjavë zhvillohen xhirot e para në ligat e pionierëve në hendbollNdeshjet e para të grupit A te pionierët janë në Podujevë, të shtunën. Prej orës 11:00 takohen Llapi e Prishtina, kurse prej orës 12:30 Kastrioti e Trepça.Ndeshjet e grupit B janë në Rahovec, po të shtunën. Deçani – Rahoveci (11:00), Besa Famgas – Dukagjini […]
Besa Famgas e fiton bindshëm gjysmëfinalen e parë

Besa Famgas e ka fituar me rezultat bindës ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit.Të enjten pasdite në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat 33:23.Skuadra pejane nisi ndeshjen me seri 3:0 e më pas rezultati shkoi në 5:2. Mysafirët nga Vushtrria u afruan në një gol, 6:5 e 7:6. Pasoi seria e […]
Në “ Minatorin” e mbushur me shikues Trepça fiton ndaj Prishtinës

Rreth 1800 shikues janë mbledhur në palestrën “Minatori” në Mitrovicë për ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit mes Trepçës dhe Prishtinës. Në atmosferë të bukur sportive, Trepça ka fituar me rezultat 32:29 dhe ka bërë hapin e parë drejt finales së plejofit.Falë pritjeve të Mohammed Hachemi, Trepça e nisi ndeshjen me 4:0. Por Prishtina u […]
Ferizaj fiton ndeshjen e parë me Vushtrrinë

Ferizaj e ka fituar ndeshjen e parë me Vushtrrinë, në kuadër të gjysmëfinales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).Të mërkurën në Ferizaj, skuadra vendase fitoi me rezultat 25:18.Në pjesën e parë ferizajaset u shkëputën deri në pesë gola, por mysafiret nuk u dorëzuan. Në pjesën e dytë epërsia e Ferizajt ishte dukshëm […]
Fitore bindëse e Istogut në gjysmëfinalen e parë

Istogu ka fituar pa telashe në ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).Të mërkurën në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Istogu fitoi ndaj Kastriotit të Ferizajt me rezultatin 41:25. Istogaseve nuk u është dashur shumë për të bërë shkëputjen në rezultat. Më pas vetëm e kanë konfirmuar fitoren.Albina Rugova, Tainara […]
Besa Famgas për të vazhduar dominimin, Vushtrria për befasinë e madhe

Pasi humbi finalen dramatike të Kupës së Kosovës, Besa Famgas është e përkushtuar që të vazhdojë dominimin e plotë në Superligën e Kosovës në hendboll.Dhe përkushtimin synon ta shfaqë që në ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit. Të enjten prej orës 17:00, Besa Famgas e pret Vushtrrinë në gjysmëfinalen e parë. Ndeshja luhet në palestrën […]
Tjetër gjysmëfinale mes Trepçës e Prishtinës

Trepça e Prishtina takohen në tjetër gjysmëfinale të rëndësishme. Pasi u përballën në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, dy skuadrat me traditë takohen edhe në gjysmëfinale të garave të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.Ndeshja e parë luhet të mërkurën prej orës 19:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.Trepça e Prishtina kanë luajtur ndeshje të […]
Ferizaj e Vushtrria në kërkim të finales

Ferizaj e Vushtrria takohen në gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Ndeshja e parë luhet të mëkurën prej orës 18:00, ndërsa vendas është Ferizaj.Skuadra ferizajase ka përfunduar e dyta në pjesën e rregullt të kampionatit. Vushtrria ishte e treta. Kështu përparësinë e terrenit vendas në ndeshjen e tretë eventuale do ta […]
Istogu e Kastrioti takohen në Pejë

Pasi e fitoi Kupën e Kosovës, KHF Istogu e nis garën përfundimtare që synon ta mbyllë me titull të kampionit. Istogu të mërkurën prej orës 16:00 e luan ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit, ndërsa përballë e ka Kastriotin e Ferizajt. Ndeshja luhet në palestrën “Karagaçi” në Pejë, për shkak të gjendjes së rënduar të […]