Drita, kampione në Ligën e Parë

Me fitoren 41:36 ndaj Lepencit, Drita e Gjilanit ka përmbyllur një kampanjë shumë të suksesshme. Skuadra me traditë nga Gjilani ka fituar titullin e kampionit në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll.Rinor Selmani udhëhoqi Dritën drejt fitores, duke i shënuar 16 gola. Tetë gola i shënoi Agim Isufi, ndërsa shtatë i realizoi Landrit Mustafi.Drita […]
Barazim në Deçan

Nuk ka dhënë fitues ndeshja mes skuadrave Jusuf Gërvalla e Dukagjini. Ndeshja e luajtur të shtunën pasdite në Deçan përfundoi me rezultat 31:31. Kjo ndeshje i ka takuar xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Ndeshja ishte e barabartë nga fillimi e deri në fund. Skuadrat janë shkëputur deri në tri gola, […]
Trepça mposht Kastriotin në udhëtim

Trepça ka shënuar tjetër fitore në Superligën A të Kosovës në hendboll. Të shtunën në Shtime, në kuadër të xhiros së 24-t, Trepça e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 36:33. Kastrioti ishte nikoqir, ndërsa e organizoi ndeshjen në Shtime. Me fitore, Trepça është forcuar në pozitën e dytë. I ka 30 pikë. Kastrioti mbetet […]
Fitore bindëse e Rahovecit në derbin me Prishtinën

Rahoveci i është kthyer fitores në Superligën A të Kosovës në hendboll. Të premten mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci e ka mposhtur bindshëm Prishtinën me rezultat 40:29. Kjo ishte kryendeshja e xhiros së 24-t.Deri në minutën e 15-të u luajt lojë e barabartë. Me një seri golash, Rahoveci u shkëput në 16:10 e më […]
Ferizaj mposht Vushtrrinë dhe barazon pikët me këtë skuadër

Hendbollistet e Ferizajt e kanë fituar derbin e xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës. Të enjten, Ferizaj fitoi në udhëtim ndaj Vushtrrisë me rezultat 27:23.Ferizaj tani i ka 23 pikë, sa edhe Vushtrria. Kështu gara për vendin e dytë në Superligën e hendbollisteve do të vazhdojë deri në fund të pjesës së rregullt të […]
Të premten derbi Rahoveci – Prishtina

Xhiroja e 24-t e Superligës A të Kosovës në hendboll (meshkujt) fillon me derbin mes Rahovecit dhe Prishtinës. Kjo ndeshje zhvillohet të premten prej orës 20:00 në Rahovec.Skuadra vendase është në krizë rezultatesh dhe do të mundohet të dal prej saj pikërisht në derbin ndaj Prishtinës. Ndërkohë skuadra kryeqytetase ka reaguar së fundi pas një […]
Fitore e thellë e Istogut

Istogu ka shënuar fitore të thellë ndaj Prishtinës, të mërkurën mbrëma. Ndeshja e xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat) u zhvillua të palestrën në Istog.Ende pa u luajtur minuta e 15-të, Istogu bëri shkëputje prej dhjetë golash dhe më pas ka menaxhuar ndeshjen pa problem. Në fund rezultati ishte 43:27.Arlinda Dinarica […]
Sonte ndeshja Istogu – Prishtina

Sonte luhet ndeshja e parë e xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Nga ora 20:00 takohen Istogu e Prishtina. Ndeshja luhet në palestrën e qytetit në Istog.Skuadra nikoqire llogaritet favorite e madhe, por Prishtina do të jap më të mirën në tentim për të befasuar.Istogu ka fituar të gjitha 14 ndeshjet […]
Deçani fiton tjetër ndeshje në Superligën B

Deçani ka mposhtur Llapin në kuadër të Superligës B të Kosovës në hendboll. Të shtunën u luajt ndeshja e xhiros së 22-të, ndërsa deçanasit fituan me rezultat 35:31.Shkëputje të lehtë Deçani bëri pas minutës së 20-të, ndërsa në pjesën e dytë llapjanët u kthyen duke barazuar 21:21. Prapë mysafirët bënë shkëputje, ndërsa Llapi u afrua […]
Trepça fiton derbin dramatik me Vushtrrinë

Portieri Mohammed Chahre Hachemi ndali një gjuajtje në sekondat e fundit për të ndihmuar fitoren e Trepçës ndaj Vushtrrisë.Të dielën mbrëma në “Minatori”, Trepça fitoi me një gol epërsi, 31:30. Ndeshja i ka takuar xhiros së 23-të të Superligës A të Kosovës në hendboll. Ndeshja ishte e hapur dhe dramatike deri në fund.Në fakt në […]