Istogaset me tjetër fitore bindëse

Istogu nuk ka të ndalur në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Të dielën, Istogu fitoi ndaj Ferizajt me rezultat 39:24, në ndeshjen e fundit të xhiros së 13-të të kampionatit të Kosovës. Istogaset nisën herët shkëputjen në rezultat, ndërsa fitorja e tyre nuk është rrezikuar asnjëherë. Tina Hetemi u shqua me 11 gola, ndërsa […]
Vazhdon ngritja e Vushtrrisë, fiton përballjen me Rahovecin

Vushtrria po vazhdon me rezultate të mira në Superligën A të Kosovës në hendboll. Të dielën në Vushtrri para një numri të konsiderueshëm shikuesish, skuadra vendase e mposhti Rahovecin me rezultatin 31:24.Kështu gara për plejof është bërë shumë interesante. Vushtrria ka dalë në vendin e tretë me 22 pikë. Rahoveci është i pesti me 21 […]
Trepça fiton derbin me Prishtinën dhe stabilizohet në vendin e dytë

Trepça e ka fituar derbin ndaj Prishtinës në kryeqytet për t’u stabilizuar në vendin e dytë në Superligën A të Kosovës në hendboll. Të dielën në kuadër të xhiros së 22-të, Trepça fitoi me rezultat 35:27. Mitrovicasit e nisën më mirë ndeshjen dhe ishin në epërsi deri në minutën e 23-të, kur Prishtina kaloi para, […]
Jusuf Gërvalla barazon me Shqiponjën, Kastrioti fiton për një gol në Samadrexhë

Të shtunën u luajtën katër ndeshje të javës së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Njëra prej tyre nuk dha fitues.Në Deçan, Jusuf Gërvalla e Shqiponja e Gjakovës luajtën 27:27.Në pjesën e parë u shkëputën herë njëra e herë skuadra tjetër. Në pjesën e dytë rezultati ishte i përafërt deri në fund. Pas […]
Besa Famgas pa telashe ndaj Kastriotit

Besa Famgas nuk ka hasur në vështirësi për ta shënuar fitoren e radhës në Superligën A të Kosovës në hendboll. Të shtunën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa Famgas e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 40:27.Ndeshja i ka takuar xhiros së 22-të të kampionatit të Kosovës në hendboll.Skuadra pejane nisi furishëm dhe krijoi […]
Istogu – Ferizaj, ndeshja më interesante e javës

Istogu – Ferizaj është ndeshja më interesante e javës së 13-të në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Kjo ndeshje luhet të dielën prej orës 18:00 dhe e mbyll xhiron.Kampioni aktual, Istogu, i ka fituar 12 ndeshjet e deritashme dhe udhëheq me 24 pikë. Është favorit edhe për ndeshjen e së dielës.Ferizaj është i treti […]
Derbi të tjerë në xhiron e radhës

Ndeshje tjera interesante do të zhvillohen në fundjavë në kuadër të Superligës A të Kosovës në hendboll. Në program është xhiroja e 22-të, që fillon me ndeshjen Besa Famgas – Kastrioti.Kjo ndeshje luhet të shtunën prej orës 19:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.Besa është lidere, ndërsa të enjten shënoi fitore jo të lehtë ndaj Trepçës […]
Derbi i vërtetë në Mitrovicë, Besa feston në fund

Një ndeshje shumë e fortë është zhvilluar të enjten mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Janë përballur Trepça e Besa Famgas, ndërsa skuadra pejane ka festuar në fund.Ndeshjen e xhiros së 21-të të Superligës A (meshkujt), Besa e ka fituar me rezultatin 26:22. Shkëputjen në rezultat, kampionia në fuqi e ka bërë vetëm në minutat […]
Vushtrria mposht Prishtinën në kryeqytet

Hendbollistët e Vushtrrisë kanë shënuar fitore të madhe në kuadër të Superligës A. Të enjten pasdite në kuadër të xhiros së 21-të, Vushtrria fitoi në kryeqytet ndaj Prishtinës me rezultat 38:33.Vushtrriasit e nisën ndeshjen më mirë dhe krijuan epërsi prej 3:0 e më pas prej 6:2. Në minutën e 18-të rezultati ishte 14:8 në të […]
Fitore e rëndësishme e Rahovecit në Ferizaj

Rahoveci ka shënuar fitore të rëndësishme në luftë për të siguruar plejofin në Superligën e Kosovës në hendboll. Të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së 21-të të Superligës A, Rahoveci fitoi 38:34 ndaj Kastriotit në Ferizaj.“Vreshtarët” e nisën ndeshjen mirë dhe shpejt krijuan epërsi prej 7:1. Rahoveci më pas ka mbajtur epërsi jo të […]