Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Vazhdon Superliga A, ndeshje interesante në Ferizaj, Prishtinë e Mitrovicë

Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, këtë mesjavë zhvillohen ndeshjet e radhës në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkujt).Luhet xhiroja e 21-të, ndërsa ndeshja e parë është ajo në mes të Kastriotit dhe Rahovecit. Kjo ndeshje zhvillohet të mërkurën prej orës 19:00 në Ferizaj. Si për Kastriotin ashtu edhe për […]

Shorti përcakton që skuadrat favorite të jenë mysafire

Skuadrat favorite për vend në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll (vajzat) janë mysafire në ndeshjet çerekfinale. Kështu ka vendosur shorti i tërhequr të martën pasdite në lokalet e Federatës së Henbollit të Kosovës.Fituesi në fuqi i Kupës, Istogu, do të luaj në Ferizaj ndaj Kastriotit.Ferizaj do të jetë mysafir i Vëllaznimit […]

Ndeshje interesante në çerekfinale të Kupës

Prishtina – Vushtrria vlerësohet kryendeshja e fazës çerekfinale të garës për Kupën e Republikës së Kosovës në hendboll (meshkujt).Shorti është tërhequr të martën pasdite në lokalet e FHK-së, ndërsa ndeshjet luhen më 22 e 23 mars.Prishtina e Vushtrria luajnë në Superligën A dhe kanë pretendime të mëdha. Ndërkohë vetëm njëra prej tyre do të bëj […]

Të martën shorti i çerekfinales së Kupës së Kosovës

Të martën (nesër) tërhiqet shorti i çerekfinales së Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. Shorti tërhiqet nga ora 15:00 në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës. Te hendbollistët në çerekfinale paraqiten Besa Famgas, Prishtina, Trepça, Rahoveci, Kastrioti, Vëllaznimi, Deçani e Vushtrria. Ndërsa te hendbollistet në çerekfinale janë Istogu, Prishtina, Ferizaj, Vushtrria, Kastrioti, Shqiponja, […]

Pikët për skuadrat favorite

Në fundjavë janë luajtur ndeshjet e xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Skuadrat favorite nuk kanë pasur telashe për t’i fituar pikët e reja.Kështu kampioni dhe lideri, Istogu, ka vazhduar serinë e fitoreve. Ka mposhtur Kastriotin në Ferizaj me rezultat 31:18. Vushtrria fitoi derbin lokal ndaj Samadrexhës me rezultat 36:20, ndërsa […]

Vazhdon Superliga e hendbollisteve, lideri udhëton në Ferizaj

Pas pushimit për shkak të aktiviteteve të Kombëtareve të reja, këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e radhës në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave.Në program është xhiroja e 12-të. Të shtunën janë tri ndeshje.Vushtrria llogaritet favorite në derbin lokal me Samadrexhën. Kjo ndeshje luhet prej orës 17:30. Shqiponja e pret Dukagjinin (14:30), ndërsa […]

Kombëtarja pëson në ndeshjen e fortë me Bosnjë-Hercegovinën

Në praninë e afro 2000 shikuesve, në një ambient të bukur sportiv, Kombëtarja e Kosovës në hendboll është përballur me Bosnjë-Hercegovinën. Mysafirët nga Bosnja kanë fituar me rezultat 25:22.Ndeshja u luajt të mërkurën mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Ndeshja ishte e fortë dhe e hapur thuajse deri në fund. Por cilësia, e sidomos […]

Vushtrria me fitore bindëse ndaj Kastriotit

Vushtrria e ka fituar bindshëm ndeshjen e xhiros së 20-të të Superligës A ndaj Kastriotit.Të dielën mbrëma në Vushtrri, skuadra vendase fitoi me rezultat 36:25. Vendasit u shkëputën në minutat e parë, por më pas ferizajasit u kthyen për t’u afruar në rezultat. Pasoi një tjetër shkëputje e Vushtrrisë, ndërsa pjesa e parë përfundoi 14:11.Në […]

Besa Famgas, kampione e Kosovës në grupmoshën e kadetëve

Besa Famgas vazhdon tëmbledhë trofe në hendbollin kosovar. Skuadra pejane ka fituar titullin e kampionit për edicionin 2022/2023 në grupmoshën e kadetëve.Besa Famgas ka përfunduar e para me 32 pikë. I ka fituar të gjitha 16 ndeshjet. Deçani përfundoi i dyti me 26 pikë, derisa pas tij mbetën Rahoveci, Trepça, Prishtina, Kastrioti, Vëllaznimi, Llapi e […]

Fitore me dy gola dallim e Vëllaznimit ndaj Deçanit

Vëllaznimi e Deçani janë takuar të shtunën mbrëma në kuadër të xhiros së 20-të të Superligës B të Kosovës në hendboll (meshkujt).Ndeshjen në Gjakovë e ka fituar skuadra vendase, Vëllaznimi, me dy gola epërsi. 33:31 përfundoi ndeshja.Ndeshja ishte e hapur deri në fund. Në pjesën e parë në epërsi kryesisht ishin vendasit. Fillimi i pjesës […]