Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Superkupa e Istogut

Istogu e ka fituar Superkupën e Kosovës në hendboll (femrat). Të enjten mbrëma, skuadra istogase e mposhti Ferizajn me rezultat bindës, 33:17. Ndeshja për Superkupë u luajt në palestrën e qytetit në Istog.Istogu vjet fitoi titullin e kampionit të Kosovës dhe Kupën e Kosovës. Tani ka në koleksion edhe trofeun e Superkupës.Istogu ishte skuadër dominante […]

Besa Famgas fiton Superkupën e Kosovës

Besa Famgas e ka fituar Superkupën e Kosovës në hendboll. Të enjten pasdite në Istog, Besa e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultatin 36:29. Dallimi në rezultat u bë në pjesën e dytë, të cilën skuadra pejane e dominoi plotësisht. Besa në edicionin e kaluar kishte fituar titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës. Ndërkohë […]

Mehmeti: Synojmë që Superkupën ta sjellim në qytetin e hendbollit

Skuadra e Ferizajt udhëton për në Istog me shpresë për ta fituar Superkupën e Kosovës në hendboll. Kështu ka thënë pivotja e Ferizajt, Shkurta Mehmeti. Ferizaj luan me Istogun në ndeshjen për Superkupë, të enjten nga ora 18:00. Ferizaj ka telashet e tij për shkak të palestrës, por është mobilizuar para ndeshjes për Superkupë. “Edhe […]

Ahmetxhekaj: Superkupën e duam në koleksionin tonë

Portierja e Istogut dhe e Kombëtares së Kosovës, Blerta Ahmetxhekaj, e vlerëson faktin që hendbollit kosovar i është shtuar edhe një garë. Ajo beson fuqishëm që trofeu i Superkupës do të zë vend në koleksionin e Istogut. Istogu luan me Ferizajn për Superkupën e Kosovës. Ndeshja do të luhet të enjten prej orës 18:00 në […]

Muqolli: Presim që Superkupa të jetë e jona

Te Besa Famgas janë optimistë se do ta fitojnë Superkupën e Kosovës në hendboll. Besa ka fituar dy trofetë e edicionit të kaluar dhe synon trofeun e parë të edicionit 2022/2023. Për Superkupë, Besa Famgas takohet me Kastriotin, të enjten nga ora 15:30 në Istog. Prej këtij viti, Superkupa do të jetë tradicionale. Beku Jon […]

Bislimi: Kastrioti është gati për Superkupë, do të japim më të mirën

Fillimi i mirë i stinorit pranveror ka motivuar skuadrën e Kastriotit para ndeshjes për Superkupën e Kosovës në hendboll. Kështu ka deklaruar kapiteni i skuadrës ferizajase, Jeton Bislimi. Kastrioti fillimisht barazoi në udhëtim me Rahovecin, ndërsa në fundjavën e kaluar e mposhti Prishtinën. Sidomos fitorja me Prishtinën ka frymëzuar ferizajasit para ndeshjes me Besa Famgasin. […]

Superkupë festive në Istog

Në kuadër të aktiviteteve shtetërore për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të enjten në Istog do të luhen ndeshjet e Superkupës së Kosovës në hendboll. Superkupa tani e tutje do të jetë tradicionale, ndërsa këtë herë është edhe festive. Ndeshjet do të luhen në palestrën e qytetit në Istog. Prej orës 15:30 është […]

Fitore e rëndësishme për Kreuzlingenin e shumë lojtarëve të Kosovës

Drenit Tahirukaj shënoi nëntë gola nga 15 tentime. Haris Berisha bëri 13 pritje, ndërsa Kreuzlingeni fitoi 23:21 ndaj Suhr Aarau, të dielën.Kjo ndeshje u luajt në Aarau dhe i takoi Superligës së Zvicrës në hendboll.Kreuzlingeni ka në përbërje shumë hendbollistë të Kosovës. E ka shënuar fitoren e tretë në elitë, ku po garon për herë […]

Fitore bindëse për Istogun e Ferizajn

Kampioni në fuqi, Istogu, ka fituar bindshëm ndeshjen e javës së parë të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Të dielën, Istogu fitoi si mysafir i Samadrexhës. 28:15 ishte rezultati në fund.Istogaset u shkëputën herët dhe mbajtën epërsi deri në fund. Dajana Milaniq i shënoi 7 gola për Istogun. 6 i kishte […]

Rahoveci me fitore të rëndësishme në Gjakovë

Rahoveci ka shënuar fitore të rëndësishme në Gjakovë.Të dielën në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll, Rahoveci fitoi ndaj Vëllaznimit vendas me rezultat bindës, 37:28.“Vreshtarët” nisën fuqishëm ndeshjen dhe shpejt krijuan epërsi 7:2. Vëllaznimi ia doli të afrohet vetëm në dy gola, por jo edhe më shumë.Në pjesën e dytë […]