Besa Famgas e Kastrioti kthehen te fitorja

Pas barazimit mes vete, Besa Famgas e Kastrioti janë kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në hendboll.Të shtunën mbrëma, Besa fitoi në kryeqytet ndaj Prishtinës me rezultat 32:26. Ishte ky derbi i javës së 13-të. Pejanët e nisën ndeshjen mirë dhe krijuan epërsi prej 5:1. Në vazhdim Prishtina është afruar në shumë raste në […]
Të dielën fillon gara në ligën e njomakeve

Federata e Hendbollit të Kosovës është e përkushtuar në punën me kategori të reja. Në vazhdën e këtij angazhimi, në fundjavë fillon gara për ligën e njomakeve (fatoseve), përkatësisht lojtareve deri në moshën 14-vjeçare.Të dielën ndeshjet luhen në Istog, ndërsa do të paraqiten skuadrat e grupit B: Istogu, Dukagjini, Shqiponja, Deçani, Vëllaznimi, Jusuf Gërvalla dhe […]
FHK-ja i shpreh ngushëllime familjes Krasniqi

Federata e Hendbollit e Kosovës dhe familja kosovare e hendbollit e ka pritur me pikëllim njoftimin për vdekjen e gazetarit të njohur sportiv, Milaim Krasniqi. I ndjeri ishte prej emrave më të mëdhenj të gazetarisë sportive në Kosovë dhe kështu kontribuues në zhvillimin e sportit në vendin tonë. Zëri i tij i veçantë do të […]
Derbit në Prishtinë e Ferizaj

Dy ndeshje shumë interesante dhe të forta luhen të shtunën në kuadër të javës së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Nga ora 18:00 në Prishtinë takohen Prishtina e Besa Famgas. Pra, i pari me të dytin në tabelë. Besa Famgas udhëheq me 19 pikë, ndërsa Prishtina është e dyta me 16 pikë. Kampionia […]
Kastrioti me pikë të madhe, ndalë në barazim Besën

Besa Famgas është ndalur në barazim pas një kohe të gjatë në Superligën e Kosovës në hendboll. Këtë e arriti Kastrioti i Ferizajt, të mërkurën mbrëma. Ndeshja Kastrioti – Besa Famgas përfundoi 31:31. Ishte ndeshje e mbetur e xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Ndeshjen më mirë e nisën vendasit, por pas […]
Sonte ndeshja Kastrioti – Besa Famgas

Sonte prej orës 18:00 luhet ndeshja e mbetur e xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj takohen Kastrioti dhe Besa Famgas. Kjo ndeshje ishte shtyrë për shkak të angazhimeve evropiane të skuadrës nga Peja, Besa Famgas. Kampionia aktuale, Besa, është favorite, por ferizajasit do të bëjnë […]
Fitore e madhe e Trepçës në Gjakovë

Trepça ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll. Të dielën në Gjakovë, Trepça e mposhti Vëllaznimin vendas me rezultat 35:30. Ndeshja i ka takuar xhiros së 12-të të kampionatit të Kosovës.Kushtrim Kastrati ka vazhduar me formë të mirë për “xehetarët”. Ka shënuar tetë gola dhe ishte më efikasi. Yassine Henahen i shënoi […]
Vushtrria fiton derbin me Prishtinën, Kastrioti merr pikë në Deçan

Vushtrria ka shënuar fitoren më të madhe në këtë edicion të Superligës së Kosovës në hendboll. Vushtrria ka fituar të shtunën mbrëma derbin e xhiros së 12-të ndaj Prishtinës, për të vazhduar serinë pozitive.29:27 ishte rezultati i ndeshjes që u luajt para një numri të madh shikuesish në Vushtrri. Pjesa e parë u ka takuar […]
Ndeshje interesante në xhiron e 12-të

Të shtunën e të dielën luhen tri ndeshje të xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Të tri ndeshjet pritet të jenë me rivalitet dhe dramatike deri në fund.Xhiroja hapet me derbin mes Vushtrrisë dhe Prishtinës. Kjo ndeshje luhet të shtunën prej orës 18:00. Vushtrria është në moment të mirë dhe ecurinë […]
Vushtrria me fitore të madhe në Rahovec

Vushtrria ka shënuar fitore të madhe në kuadër të Superligës së Kosovës në hendboll. Të dielën mbrëma në Rahovec, Vushtrria e mposhti skuadrën vendase me rezultat 28:26. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 11-të. Pas fillimit të barabartë të ndeshjes, vushtrriasit nisën shkëputjen e lehtë dhe pas 30 minutave rezultati ishte 14:10 për mysafirët. […]