Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Istogu, kampion vjeshtor

Istogu është kampion vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Të shtunën, Istogu fitoi ndaj Vëllaznimit me rezultat 40:18. Kjo ndeshje i ka takuar xhiros së nëntë, të fundit për stinorin vjeshtor në elitën e hendbollit kosovar.Istogu i ka fituar të gjitha nëntë ndeshjet dhe udhëheq në tabelë me 18 pikë. Vëllaznimi është i […]

Fillon shkollimi i trajnerëve të hendbollit kosovar

Të premten ka nisur Moduli i parë i kategorisë së parë për shkollimin e trajnerëve kosovarë të hendbollit. Shkollimi bëhet sipas RINCK Konventës së EHF-së, program ky për shkollimin e trajnerëve.Shkollimi ka nisur në lokalet e AAB-së në Fushë Kosovë.Në ceremoninë e fillimit të trajnimit prezent ishte nënpresidenti i FHK-së, Enis Idrizi dhe Fitim Arifi […]

Hendbollistet e zhvillojnë xhiron e fundit

Në fundjavë luhen ndeshjet e xhiros së fundit të stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Në kuadër të xhiros së nëntë janë disa ndeshje interesante. Kampioni dhe lideri, Istogu, llogarit në dy pikë të reja. E pret Vëllaznimin, të shtunën nga ora 18:00. Telashe nuk pritet të ketë as Vushtrria, që të […]

Ndeshje me rivalitet në xhiron e dhjetë

Xhiroja e dhjetë vjen me tjera ndeshje interesante e me rivalitet në Superligën e Kosovës në hendboll. Vëllaznimi – Deçani është ndeshja që e hap xhiron e radhës, ndërsa luhet të shtunën prej orës 18:00 në Gjakovë. Vëllaznimi është mobilizuar në kërkim të fitores së rëndësishme, ndërsa deçanasit e bëjnë udhëtimin e shkurtër me shpresë […]

Kastrioti e Rahoveci barazojnë në Ferizaj

Nuk ka dhënë fitues ndeshja e mbetur e xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) në mes të Kastriotit dhe Rahovecit.Të mërkurën në Ferizaj, këto dy skuadra luajtën baras, 26:26.Ndeshjen e hapën më mirë mysafirët që krijuan epërsi prej 3:0. Por vendasit u kthyen shpejtë dhe deri në fund të pjesës së […]

Dy ndeshje interesante të mërkurën

Të mërkurën luhen dy ndeshje interesante në kuadër të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Bëhet fjalë për ndeshje të mbetura për shkak të angazhimeve të Besa Famgasit dhe Rahovecit në gara evropiane.Kampionia në fuqi dhe liderja e klasifikimit, Besa, është mysafire e Vushtrrisë. Kjo ndeshje luhet prej orës 19:00 dhe i takon xhiros së […]

Më 25 nëntor fillon shkollimi për trajnerë

Federata e Hendbollit e Kosovës tani e katër vjet është pjesë e programit të shkollimit të trajnerëve sipas Rinck Konventës. Është ky një program zyrtar i EHF-së për shkollimin e trajnerëve dhe natyrisht është i njohur ndërkombëtarisht. Tani, në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës, përkatësisht Akademinë Olimpike, shkollimi do të filloj për herë të […]

Besa Famgas e pandalshme në Superligë

Besa Famgas nuk ka të ndalur në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Skuadra pejane e ka fituar edhe ndeshjen e xhiros së nëntë.Të dielën në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa fitoi ndaj Deçanit me rezultat 38:27. Besa ka vetëm fitore deri më tani dhe udhëheq në tabelë.Arbios Mushkolaj e mbylli ndeshjen me dhjetë gola, […]

Vushtrria pa telashe në kryeqytet, Kastrioti fiton në Gjakovë

Vushtrria e ka fituar derbin e javës së tetë në Superligën e hendbollisteve. Të dielën në kryeqytet, Vushtrria fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 24:16.Rina Gubetini i shënoi 10 gola për Vushtrrinë. Donita Kasumi i shënoi gjashtë gola, ndërsa nga katër i kishin Agnesa Hysa e Burneta Rama.Te Prishtina më efikasja ishte Shkurte Mehmeti me tetë […]

Kapitenja Demaj: Jemi në ngritje, do të japim maksimumin

Kapitenja e Kombëtares së Kosovës në hendboll, Leonora Demaj, e pranon se Polonia është kundërshtare shumë e fortë. Sipas Demajt, Kosova duhet të luaj mbrojtje dukshëm më të fortë për të shpresuar në befasi. Polonia është favorite ndaj Kosovës në ndeshjet e prillit të vitit të ardhshëm, që i takojnë fazës së dytë kualifikuese për […]