Derbit në Deçan e Rahovec

Të dielën e të hënën luhen ndeshjet e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).Janë dy ndeshje që pritet të jenë interesante dhe me rivalitet. Deçani e pret Vushtrrinë, të dielën nga ora 18:00. Të dy skuadrat kanë bërë ndryshime në përbërje dhe llogarisin në fitore. Deçani ka dy fitore e katër […]
Istogu fiton ndaj Prishtinës

Prishtina e Istogu i janë kthyer garës në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, të enjten Prishtina e Istogu e luajtën ndeshjen e mbetur të xhiros së gjashtë. Istogu shënoi fitore në kryeqytet me rezultat 32:26.Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, ndërsa më pas istogaset […]
Deçani fiton në Podujevë

Deçani e ka mposhtur Llapin në Podujevë, të dielën. Ndeshja e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) përfundoi me rezultat 42:31 në të mirë të skuadrës deçanase.Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, ndërsa shkëputja e Deçanit nisi në fund të pjesës së parë. Pas 30 minutave rezultati ishte 21:13 për mysafirët. […]
Sukses historik i Kombëtares së Kosovës

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës kanë arritur sukses historik. Ato për herë të parë janë kualifikuar në fazën e dytë të eliminatoreve për Kampionat Botëror. Në fazën e parë kualifikuese për Botërorin 2023, Kosova e kaloi Kombëtaren e Ishujve Faroe. Vendimtare ishte fitorja 27:24, të enjten në Istog.Të shtunën në ndeshjen e dytë, fitore shënoi […]
Prishtina fiton derbin me Kastriotin

Prishtina ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll. Të shtunën pasdite në kryeqytet, skuadra e Prishtinës e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 30:24. Ndeshja i ka takuar xhiros së shtatë të kampionatit të Kosovës në hendboll.Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, ndërsa më pas Prishtina u shkëput deri në tri gola […]
Neziri e Rexha udhëheqin Vëllaznimin drejt fitores së madhe

Vëllaznimit i ka takuar ndeshja interesante me Vushtrrinë. Të dielën mbrëma në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, Vëllaznimi fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat 38:35. Ndeshja i ka takuar xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).Mysafirët nga Vushtrria kanë shfaqur më shumë në pjesën e parë. Ishin vazhdimisht në epërsi, që në disa […]
Prishtina fiton derbin e zjarrtë në “Minatori”

Atmosferë e bukur është krijuar të shtunën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Rreth 700 shikues kanë përcjellë nga afër derbin mes Trepçës dhe Prishtinës. Derbin e zjarrtë dhe interesant e ka fituar skuadra prishtinase me rezultat 31:27.Prishtina ka shfaqur më shumë gjatë tërë ndeshjes si në mbrojtje ashtu edhe në sulm dhe në fund […]
Vushtrria fiton kryendeshjen me Ferizajn

Ferizaj e Vushtrria janë takuar të shtunën në derbin e xhiros së gjashtë në Superligën e hendbollisteve. Fitore me rezultat 28:27 kanë shënuar vushtrriaset.Vushtrria prej fillimit ishte në epërsi, ndërsa pjesa e parë përfundoi 16:14 për mysafiret. Edhe në pjesën e dytë Vushtrria ishte vazhdimisht në epërsi, ndërsa Ferizaj është afruar disa herë në një […]
Kombëtarja U19 grumbullohet në Gjakovë

Në kuadër të javës evropiane, grumbullimin e parë do ta kenë hendbollistet e Kombëtares U19 të Kosovës. Grumbullimi fillon të hënën në Gjakovë, ndërsa lojtaret tona të reja do të ushtrojnë nga dy herë në ditë deri të premten.FHK-ja i kushton rëndësi të madhe ngritjes së Kombëtareve të grupmoshave të reja dhe pas Kombëtares U17 […]
Derbi të shtunën, derbi të dielën

Në fundjavë luhen vetëm dy ndeshje të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Për shkak të angazhimeve evropiane të Besa Famgasit dhe Rahovecit, dy ndeshje tjera luhen më vonë. Por që të dy ndeshjet e fundjavës pritet të jenë interesante dhe të forta. Derbi mes Trepçës dhe Prishtinës zhvillohet të shtunën […]