Samadrexha kompleton gjysmëfinalen

Samadrexha është gjysmëfinalisja e fundit në Ligën e Pioniereve të Kosovës në hendboll. Në çerekfinale, të shtunën në Gjakovë, Samadrexha e mposhti skuadrën Jusuf Gërvalla me rezultat 30:26. Ishte kjo njëherit çerekfinalja më e përafërt. Pas pjesës së parë samadrexhaset kishin vetëm një gol epërsi, 10:9. 20:17 ishte rezultati pas pjesës së dytë, ndërsa në […]
Hendbollistet e Ferizajt në gjysmëfinale të Ligës së Pioniereve

KHF Ferizaj ka shënuar fitore bindëse për të zënë vend në gjysmëfinale të Ligës së Pioniereve. Të shtunën në Gjakovë, Ferizaj fitoi ndaj Deçanit me rezultat 32:23. Dy pjesët e para ishin më të barabarta (9:6, 19:15), por në pjesën e tretë dallimi ishte më i madh. Olsa Hoxha e Sumea Sadiku shënuan nga 8 […]
Shqiponja kalon Kastriotin, takohet me Prishtinën në gjysmëfinale

Vend në gjysmëfinale të Ligës së Pioniereve ka bërë edhe Shqiponja e Gjakovës. Në ndeshjen çerekfinale, të shtunën paradite në Gjakovë, Shqiponja e mposhti Kastriotin e Ferizajt. Ndeshja përfundoi me rezultat 30:24 në të mirë të Shqiponjës. Pjesa e parë ishte më e përafërt. Përfundoi 9:6 për gjakovaret. Pas pjesës së dytë rezultati ishte bindës, […]
Prishtina mposht Vëllaznimin për vend në gjysmëfinale

Hendbollistet e reja të Prishtinës kanë shënuar fitore ndaj Vëllaznimit të Gjakovës për të bërë vend në gjysmëfinale të Ligës së Pioniereve. Të shtunën në Gjakovë, Prishtina e mposhti Vëllaznimin me rezultat 35:27. Dallimi i madh u bë në pjesën e parë që përfundoi 15:6 për prishtinaset. Pjesa e dytë përfundoi 26:18, derisa epërsia bindëse […]
Të shtunën ndeshjet çerekfinale te pionieret

Pas përfundimit me sukses të plotë të kampionatit të Kosovës në hendboll për grupmoshën e pionierëve, drejt përfundimit po shkon edhe gara te pionieret. Deri më tani pionieret kanë luajtur ndeshjet e fazës grupore, ndërsa ka pasur shumë ndeshje të mira dhe në skenë kanë dalë shumë hendbolliste që po vijnë. Për të shtunën në […]
Besa Famgas kampion edhe te pionierët

Besa Famgas është kampione e Kosovës në hendboll në grupmoshën e pionierëve. Të dielën në finale, Besa e Pejës e mposhti Istogun me rezultat 21:13. Ndeshja u luajt në mesditë në palestrën e qytetit në Istog. Besa Famgas nisi herët shkëputjen dhe në fund arriti te fitorja bindëse. Olsi Mulaj shënoi 10 gola për ekipin […]
Pionierët, Deçani fiton ndaj Llapit

Deçani e ka fituar ndeshjen për vendin e tretë në Ligën e Pionierëve të Kosovës në hendboll. Të dielën paradite në Istog, Deçani fitoi me rezultat të ngushtë, 20:19, ndaj Llapit. Bilall Mazrekaj dhe Elijot Selmanaj shënuan nga 4 gola për Deçanin. Kurse te Llapi më efikasi ishte Etnik Bajoku me 7 gola. Nga 5 […]
Ramadani vazhdon me Prishtinën

Klubi i hendbollit Prishtina ka nisur punën për kompletimin e skuadrës për edicionin e ardhshëm garues. Prishtina ka rritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me hendbollistin Rron Ramadani. Bëhet fjalë për njërin prej pivotëve më të mirë në Superligën e Kosovës, që ka dhënë kontribut të madh në edicionin e fundit te Prishtina. Me Ramadanin […]
Besa Famgas në një tjetër finale

Besa Famgas do të paraqitet në një tjetër finale. Këtë herë është grupmosha e pionierëve e klubit pejan që ka arritur në finale të kampionatit të Kosovës në hendboll. Pionierët e Besës të shtunën në gjysmëfinale e mposhtën Llapin me rezultat 30:19. Ndeshja u luajt në palestrën e qytetit në Istog. Olsi Mulaj, Jon Gashi […]
Istogu në finale të Ligës së Pionierëve

Istogu është kualifikuar në finale të Ligës së Pionierëve të Kosovës në hendboll. Të shtunën paradite në palestrën e qytetit në Istog, skuadra istogase e mposhti në gjysmëfinale të Turneut Final skuadrën e Deçanit. Ndeshja u vendos vetëm pas vazhdimeve. Koha e rregullt prej tri pjesëve përfundoi me rezultat të barabartë, 17:17. Ndërsa pas vazhdimeve […]