Pionierët i luajnë në Istog ndeshjet gjysmëfinale

Të shtunën e të dielën janë ndeshjet e Turneut Final të Ligës së Pionierëve të Kosovës në hendboll. Pas çerekfinaleve interesante, hendboll i bukur pritet edhe në gjysmëfinale dhe në finale. Turneu Final organizohet në Istog. Të shtunën janë ndeshjet gjysmëfinale. Prej orës 10:00 takohen Deçani e Istogu, kurse prej orës 11:30 është ndeshja Besa […]
Deçani në gjysmëfinale te pionierët

Te Deçani po shpaguhet puna që po bëhet në vitet e fundit, ndërsa rezultatet e kësaj pune do të shihen edhe më shumë në vitet e ardhshme. Pionierët e Deçanit do të luajnë në gjysmëfinale të kampionatit të Kosovës. Në çerekfinale, të dielën në Podujevë, Deçani e mposhti Kastriotin me rezultat 26:21. 7:5 përfundoi pjesa […]
Liga e Pionierëve, Besa kalon Trepçën

Besa Famgas ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Pionierëve. Të dielën në çerekfinalen e luajtur në Podujevë, Besa e Pejës e mposhti Trepçën me rezultatin 31:10. Pas pjesës së parë pejanët kishin epërsi prej 12 golave, 20:8. Olsi Mulaj i shënoi 9 gola për Besën. Nga 6 i kishin Edonis Hajra e Amar Muqolli. […]
Llapi mposht Vëllaznimin, kalon në gjysmëfinale

Llapi është gjysmëfinalist në Ligën e Pionierëve të Kosovës në hendboll. Të dielën në Podujevë, Llapi në çerekfinale e mposhti Vëllaznimin me rezultat 25:23. Të dy skuadrat kanë shfaqur aksione të mira dhe kanë dëshmuar se kanë hendbollistë me potencial për të ardhmen. Durim Talla i Llapit ishte i pandalshëm duke realizuar plot 14 gola. […]
Njomakët e Istogut kualifikohen në gjysmëfinale 

Istogu po shndërrohet në qendër të rëndësishme edhe sa i takon hendbollistëve. Suksesi i fundit dëshmon se në këtë qytezë po punohet edhe me hendbollistët e rinj. Të dielën, pionierët e Istogut janë kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së pionierëve. Në ndeshjen çerekfinale Istogu e ka mposhtur Prishtinën me rezultat 24:23. Pas pjesës së parë […]
Pionierët i zhvillojnë ndeshjet çerekfinale

Garë interesante është duke u zhvilluar në Ligën e Pionierëve. Pas ndeshjeve në grupe, tashmë luhet faza çerekfinale te njomakët. Ndeshjet çerekfinale zhvillohen të dielën në Podujevë. Prej orës 10:00 është takimi Prishtina – Istogu. Një orë më vonë nis takimi Llapi – Vëllaznimi, ndërsa prej orës 12:00 fillon ndeshja Besa Famgas – Trepça. Çerekfinalja […]
Besa Famgas fiton titullin e kampionit te juniorët

Besa Famgas është kampione e Kosovës në hendboll në konkurrencën e juniorëve. Pasi seniorët fituan titullin dhe Kupën, edhe ekipi junior i Besës fitoi titullin e kampionit, duke dëshmuar se klubi pejan i kushton rëndësi edhe të ardhmes.Besa të dielën e mposhti në finale skuadrën e Prishtinës. Ndeshja në kryeqytet përfundoi me rezultatin 26:21 në […]
Llapi i treti në Ligën e juniorëve

Llapi e ka fituar ndeshjen për vend të tretë në Ligën e juniorëve të Kosovës në hendboll. Të dielën në Prishtinë, Llapi e mposhti Deçanin me rezultat 26:23. Pas pjesës së parë epërsia e llapjanëve ishte dy gola, 10:8. Redon Havolli udhëhoqi Llapin me 8 gola. 7 i shënoi Fatlum Hasani. Ardrin Dobraj i shënoi […]
Prishtina në finale të Ligës së juniorëve

Prishtina është finalistja e dytë e Ligës së juniorëve të Kosovës në hendboll. Prishtina në gjysmëfinale e mposhti skuadrën e Deçanit me rezultat 23:18.Prishtinasit fitoren e siguruan në pjesën e dytë. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 9:8 në të mirë të Prishtinës. Ndeshja është luajtur të shtunën pasdite në kryeqytet.Drin Ferati me 6 gola […]
Besa Famgas kalon Llapin dhe bën vend në finale

Besa Famgas ka kaluar në finale të Ligës së juniorëve të Kosovës në hendboll. Të shtunën në Prishtinë, Besa Famgas fitoi gjysmëfinalen ndaj Llapit me rezultatin 38:19. Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:9 për pejanët. Dhjetë minutat e parë u takuan llapjanëve, ndërsa më pas nisi shkëputja graduale e Besës. Jon Vokshi ishte më […]