Jahja e Xhema drejtuan ndeshjen derbi të Ligës së Kampionëve

Në Erd të Hungarisë, të shtunën në praninë e 2200 shikuesve, u zhvillua ndeshja më interesante e xhiros së dhjetë në Ligën e Kampionëve për hendbolliste. U përballën skuadra hungareze FTC-Rail Cargo Hungaria dhe ajo franceze Metz Handball. Këtë ndeshje shumë të rëndësishme e drejtuan dy gjyqtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Besfort Jahja […]
FHK-ja u prezantua edhe me zyrtarë të ndeshjeve në IHF Trophy

Organizimi i IHF TROPHY për zonën evropiane nga ana e federatës sonë mori nota maksimale. Kombëtarja jonë fitoi në grupmoshën U18, ndërsa Bullgaria në grupmoshën U20. Federata e Hendbollit e Kosovës në këtë kampionat u prezantua edhe me zyrtarë të ndeshjeve. Fahredin Hashani ishte delegat i IHF-së në të gjitha ndeshjet e kampionatit, ndërsa Genc […]
Genc e Getoar Bujupi i drejtuan tri ndeshje kualifikuese për Kampionat Evropian

Gjyqtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës kanë nisur me drejtimin e ndeshjeve evropiane për vitin 2025. Në Varna të Bullgarisë, prej të premtes deri të dielën është zhvilluar faza e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian të hendbollistëve për vitin 2028. Tri ndeshje në këtë fazë kualifikuese i drejtuan gjyqtarët tanë, Genc e Getoar Bujupi. […]
Mbahet seminari për gjyqtarë të rinj

Federata e Hendbollit e Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës po e mbajnë seminarin për gjyqtarë të rinj.Interesimi është i madh, ndërsa gjyqtarët e rinj po marrin informatat bazike të punës fisnike të gjyqtarit sportiv.Në seminar po ligjërojnë delegati i EHF-së, Fahredin Hashani dhe gjyqtari me thirrje të EHF-së, Sherif […]
Isak Osmani, kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të hendbollit kosovar

Isak Osmani është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Federatës së Hendbollit të Kosovës. Kuvendi i Jashtëzakonshëm Zgjedhor është mbajtur të premten mbrëma në Prishtinë. Pozita e kryetarit të Shoqatës së Gjyqtarëve ishte vakante që kur ndërroi jetë Shqipe Bajçinca – Brestovci. Isak Osmani ka shumë dekada që është në hendboll, ndërsa është figurë […]
Jahja e Xhema për herë të dytë në Champions

Anëtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës, gjyqtarët Besfort Jahja e Sherif Xhema, brenda një kohe të shkurtër e kanë drejtuar ndeshjen e dytë në Ligën e Kampionëve. Në fundjavë çifti Jahja – Xhema e referoi ndeshjen e Championsit të hendbollisteve mes Rapid Bukureshtit e Gyorit. Fitore shënoi skuadra e njohur hungareze Gyori, me rezultat […]
Çifti Vitaku drejtoi dy ndeshje evropiane të Çairit

Çifti i gjyqtarëve të FHK-së, Arsim e Erdoan Vitaku, në fundjavë ka drejtuar dy ndeshje evropiane. Në Shkup, gjyqtarët tanë drejtuan ndeshjet e raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste mes Çairit dhe skuadrës portugeze Colegio Gaia/Colgaia- Toyota. Skuadra shqiptare, Çairi, e fitoi ndeshjen e parë me rezultat 29:25. Në ndeshjen e dytë Çairi […]
Prezantim i vazhdueshëm i delegatëve dhe gjyqtarëve kosovarë në skenën evropiane

Anëtarët e FHK-së, delegatët dhe gjyqtarët me thirrje të EHF-së, kanë pasur shumë angazhime evropiane në javët e fundit.Në fundjavë, Fahredin Hashani ishte delegat i EHF-së një ndeshjen e raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste mes skuadrave Urbiz Gniezno dhe skuadrës italiane Erice SSD. Ndeshja u zhvillua në Poloni, ndërsa skuadra polake fitoi […]
Tjetër e arritur e madhe, gjyqtarët kosovarë drejtuan ndeshje të Ligës së Kampionëve

Federata e Hendbollit e Kosovës ka arritur tjetër sukses të rëndësishëm në fundjavë.Çifti i gjyqtarëve, Sherif Xhema e Besfort Jahja, të dielën drejtoi ndeshjen e fazës grupore të Ligës së Kampionëve te hendbollistet.Xhema e Jahja ishin të deleguar nga Federata Evropiane e Hendbollit për ndeshjen e zhvilluar në Gjermani në mes të Ludwigsburgut dhe Team […]
Çifti Vitaku drejtoi ndeshjen e Kupës Evropiane për hendbollistë

Gjyqtarët Erdoan Vitaku e Arsim Vitaku në fundjavë kishte tjetër delegim evropian.Çifti Vitaku e drejtoi takimin e raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë të zhvilluar në Shkup.U përballën Alkaloidi i Shkupit dhe Dragunas Klaipeda nga Lituania.Fitore me rezultat 42:31 shënoi skuadra Alkaloid.Çifti Vitaku e drejtoi ndeshjen me sukses të plotë.Të tjera delegime evropiane […]