Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

IHF Trophy vazhdon me grupmoshën U19

Të dielën përfundoi IHF Trophy për zonën evropiane për hendbollistet deri në 17 vjet. Dhe menjëherë të martën kjo ngjarje kualifikuese për Botëror, vazhdon me henbollistet deri në 19 vjet. Ndeshjet luhen në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Të martën janë ndeshjet Gjeorgjia – Britania e Madhe (15:00) dhe Belgjika – Bullgaria (17:00). Kombëtarja jonë […]

Bullgaria fiton në IHF Trophy për zonën evropiane

Të dielën në Prishtinë ka përfunduar IHF Trophy për zonën evropiane për hendbollistet deri në 17 vjet. Pas një gare interesante, kampione është shpallur Kombëtarja e Bullgarisë, që i fitoi të gjitha ndeshjet. Vendi i dytë i takoi Kombëtares së Belgjikës, ndërsa i treti Kombëtares së Kosovës. IHF Trophy për zonën evropiane është ngjarje kualifikuese […]

Paraqitje dhe fitore bindëse e Kosovës U17 ndaj Britanisë së Madhe

Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë po vazhdon IHF Trophy për zonën evropiane, për hendbollistet deri në 17 vjet. Sot Kombëtarja jonë e 17-vjeçareve luajti ndeshje të rëndësishme me Britaninë e Madhe. Pas pjesës së parë thuajse të barabartë (11:10), vajzat tona dominuan plotësisht në pjesën e dytë për fitore bindëse, 27:19. Për […]

Sot grumbullohet Kombëtarja U19

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll grumbullohet të premten (sot) në Prishtinë.Gjatë javës së ardhshme vajzat tona do të paraqiten në IHF Trophy për zonën evropiane.Për hendbollistet deri në 19 vjet kjo ngjarje mbahet prej 2 deri më 6 dhjetor. Edhe IHF Trophy U19 mbahet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.Shtabi teknik, që udhëhiqet nga […]

IHF Trophy, ngjarje që hapi shumë rrugë për hendbollin kosovar

Të mërkurën në Prishtinë fillon IHF Trophy për zonën evropiane për hendbollistet deri në 17 vjet. IHF Trophy është një garë e organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF). Për synim e ka zhvillimin e mëtejmë të hendbollit, ndërsa për Federatën e Hendbollit të Kosovës deri më tani ishte ngjarje shumë e qëlluar. Përmes IHF […]

Caktohet orari i ndeshjeve të IHF Trophy për Zonën Evropiane

Të mërkurën, më 26 nëntor, janë ndeshjet e para në IHF Trophy për Zonën Evropiane për hendbollistet deri në 17 vjet. Ndeshjet luhen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinës. Pos Kombëtares së Kosovës marrin pjesë edhe Azerbajxhani, Belgjika, Bullgaria dhe Britania e Madhe. Pritet garë e fortë dhe interesante për titullin e kampionit. […]

Publikohet lista e Kosovës U17 për IHF Trophy për zonën evropiane

Në vendin tonë do të mbahet një tjetër ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare e hendbollit. Bëhet fjalë për IHF Trophy për zonën evropiane për hendbollistet e grupmoshës U17 dhe U19.Kampionati për U17 mbahet prej 26 deri më 30 nëntor.Kosovën U17 në këtë ngjarje do ta udhëheqë Faruk Shala, që në shtab teknik i ka Fatmire Bashollin […]

Selektori Ostlund: Kundërshtar i vështirë, por kemi shanse

Selektori i Kosovës në hendboll, Jesper Ostlund, ka komentuar shortin për fazën e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027. Kombëtarja jonë përballet me Bosnjë-Hercegovinën. Ndeshjet luhen në mars të vitit të ardhshëm. Ostlund vlerëson Bosnjë-Hercegovinën, por thotë sd Kombëtarja jonë nuk është pa shanse. “Sfida të shkëlqyera në raundin e dytë, derbi ballkanik. Do t’iu […]

Kosova luan me Bosnjë-Hercegovinën në fazën e dytë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka mësuar kundërshtarin e fazës së dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027. Në shortin e tërhequr të enjten paradite në Vjenë është përcaktuar që Kombëtarja jonë të luajë me Bosnjë-Hercegovinën. Bosnjë-Hercegovina e fillon garimin prej fazës së dytë, ndërsa Kombëtarja jonë në fazën e parë e eliminoi Britaninë e […]

Të enjten (nesër) shorti për fazën e dytë kualifikuese për Botërorin 2027

Të enjten (nesër) prej orës 11:00 në Vjenë bëhet tërheqja e shortit për fazën e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027 për hendbollistë. Në fazën e dytë për herë të parë paraqitet edhe Kombëtarja e Kosovës që javën e kaluar e eliminoi Britaninë e Madhe në raundin e parë. Kombëtarja jonë do të jetë në […]