Përfundon Evropiani shembullor në Prishtinë, Sllovakia kampione

Ka përfunduar të dielën Kampionati Evropian U20 për hendbollistë i mbajtur për nëntë ditë në Prishtinë.Kampione u shpall Sllovakia, që në finale fitoi ndaj Letonisë me rezultat 31:25. Sllovakët kanë dominuar gjatë gjithë ndeshjes dhe kanë festuar në fund. Medaljen e bronztë e fitoi Finlanda.Të mbyllur Evropianin për hendbollistët deri në 20 vjet e shpallën […]
Përfundon Evropiani për Kosovën U20

Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll e ka përfunduar paraqitjen në Kampionatin Evropian në Prishtinë.Në ndeshje për vendin e shtatë, të dielën, Kombëtarja jonë humbi nga Lituania me rezultat 38:32.Pjesa e parë u ka takuar plotësisht djemve tanë që krijuan epërsi deri në pesë gola (10:5). Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:15 për Kosovën. […]
Eshref Beqiri, delegat i EHF-së në Evropianin në Prishtinë

Anëtari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eshref Beqiri, është delegat i Federatës Evropiane të Hendbollit në Kampionatin Evropian U20 në Prishtinë.Beqiri, që për shumë vjet ishte gjyqtar me thirrje të EHF-së, e kryen detyrën e delegatit në Evropian për të dytin vit rresht.FHK-ja pos me ekipin kombëtar U20 prezantohet edhe me çiftin e gjyqtarë […]
Genc e Getoar Bujupi drejtuan ndeshjen Estoni – Lituani

Gjyqtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Genc Bujupi e Getoar Bujupi, e kanë drejtuar ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian U20 që po mbahet në Prishtinë.Të dielën pasdite, çifti Bujupi drejtoi takimin Estonia – Lituania. Estonia fitoi me rezultat 28:24.Genc e Getoar Bujupi janë vlerësuar për punën e bërë.Kjo dyshe gjyqtarësh është në proces […]
Kombëtarja U20 mposhtet nga Estonia

Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar edhe një ndeshje në kuadër të Kampionatit Evropian në Prishtinë.Të premten djemtë tanë u përballën me Estoninë, por nuk ishin në ditën më të mirë. Përkundër angazhimit, pësuan me rezultat 28:18. Ndeshja ishte e vlefshme për plasman nga pozita e pestë deri në pozitën e tetë.Po […]
Kosova U20 humb ndeshjen interesante me Luksemburgun

Ndonëse kanë dhënë më të mirën, lojtarët e Kosovës U20 nuk ia dolën ta mposhtin Luksemburgun në çerekfinale të Kampionatit Evropian në Prishtinë.Të mërkurën, Kombëtarja jonë humbi me rezultat 27:22. Kështu Luksemburgu kalon në gjysmëfinale, ndërsa Kosova luan për plasman më të mirë.Fillimi ishte i barabartë e më pas Luksemburgu bëri shkëputje. Pas pjesës së […]
Nesër fillon Evropiani U20, na pret spektakël hendbolli

Plot 12 ekipe kombëtare prej të shtunës (nesër) e deri më 21 korrik do të garojnë në Kampionatin Evropian për hendbollistët deri në 20 vjet, që mbahet në Prishtinë. Ekipet kombëtare janë të ndara në katër grupe me nga tri ekipe. Pas ndeshjeve në grupe, dy të parët e secilit grup avancojnë në çerekfinale. Çerekfinalet […]
Test i suksesshëm i Kosovës U20

Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për Kampionatin Evropian që prej të shtunës mbahet në Prishtinë.Të mërkurën në kryeqytetin tonë, Kosova U20 luajti ndeshje kontrolluese me Britaninë e Madhe, që tashmë ka arritur në vendin tonë.Ndeshja ishte e nivelit të mirë, ndërsa djemtë tanë fituan 29:27.Shtabi teknik i udhëhequr […]
Shpallet lista finale e Kombëtares U20

Shtabi teknik i Kombëtares U20 të Kosovës në hendboll, që udhëhiqet nga selektori Bujar Qerimi, ka publikuar listën finale të lojtarëve të ftuar për Kampionatin Evropian që mbahet në Prishtinë.Kombëtarja U20 ka disa javë që është grumbulluar, por në përbërje më të zgjeruar. Dhe tani është publikuar lista finale për Evropian.Hendbollistët e Kosovës U20 grumbullohen […]
Finale shumë dramatike, Barça kampione

Barcelona i ka mbijetuar gjuajtjes së fundit të ikonës Mikkel Hansen dhe ka fituar Ligën e Kampionëve në hendboll.Barça ka fituar Championsin për herë të 12-të. Të dielën në Koln, në praninë e 20 mijë shikuesve dhe në atmosferë fantastike, Barça në finale e mposhti Aalborgun e Danimarkës me rezultatin e ngushtë, 31:30.Ndeshja ishte shumë […]