Prej të enjtes grumbullimi i radhës i Kosovës U16

Prej të enjtes e deri më 20 janar është grumbullimi i radhës i Kombëtares U16 të Kosovës në hendboll (vajzat). Grumbullimi bëhet në Gjakovë, ndërsa shërben për përgatitje sa më të mirë të ekipit kombëtar për Kampionatin Mesdhetar që mbahet muajin tjetër po në Prishtinë. Kryetrajneri i kësaj grupmoshe, Faruk Shala, ka ftuar 19 lojtare. […]
Përfundon kampi stërvitor në Slloveni

Ka përfunduar të shtunën kampi stërvitor i Kombëtares A të Kosovës në hendboll. Kombëtarja jonë nga e mërkura ishte e grumbulluar në Lashko të Sllovenisë, ndërsa përzgjedhësi Jesper Ostlund nën urdhëra i kishte 18 lojtarë. Ky grumbullim është shfrytëzuar maksimalisht nga shtabi teknik për të pasur një pasqyrë më të qartë për ekipin kombëtar në […]
Kombëtarja vazhdon punën në Slloveni, u luajt edhe ndeshja e parë kontrolluese

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll po e vazhdon punën në kampin stërvitor në Slloveni. Të enjten paradite në Lashko është zhvilluar stërvitje e përbashkët me Kombëtaren e Kuvajtit, që përfshiu edhe lojë stërvitore. Ndërkohë në mbrëmje Kombëtarja jonë luajti ndeshje kontrolluese me Slloveninë U20. Ndeshja u zhvillua në Ormozh. Fitore me rezultat 32:26 shënoi […]
Filloi grumbullimi i Kombëtares në Slloveni

Të mërkurën ka nisur grumbullimi i Kombëtares A të Kosovës në hendboll. Kombëtarja jonë është grumbulluar në Lashko të Sllovenisë, ndërsa në stërvitjen e pasdites nën urdhërat e selektorit Jesper Ostlund ishin të gjithë lojtarët e përfshirë në listë. Stërvitja ishte e orientuar drejt elementeve të ndryshme të lojës në mbrojtje e në sulm. Të […]
Kombëtarja e Kosovës sot udhëton për në Slloveni

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll (meshkujt), sot udhëton për në Slloveni. Kombëtarja jonë do të vendoset në Lashko, për një kamp përgatitor. Gjatë qëndrimit në Slloveni, Kombëtarja jonë i luan edhe dy ndeshje miqësore. Të enjten nga ora 17:00 në Lashko është ndeshja Kosova – Kuvajti, ndërsa të shtunën nga ora 11:0 në Rogashka […]
Kombëtarja e Kosovës i luan dy miqësore në Slloveni

Federata e Hendbollit e Kosovës fillon menjëherë me aktivitete për vitin 2026. Javën e ardhshme Kombëtarja A e Kosovës në hendboll (meshkujt) do të qëndrojë në Slloveni, ku i luan dy ndeshje miqësore. Miqësoret janë planifikuar nga shtabi teknik i udhëhequr nga selektori Jesper Ostlund, që në ndeshjet e ardhshme garuese ekipit kombëtar të jetë […]
Përvojë e rëndësishme e Kombëtares U18 në Belgjikë

Hendbollistët e Kombëtares U18 të Kosovës kanë pasur një aktivitet shumë të rëndësishëm këtë javë. Prej të mërkurës e deri të premten Kombëtarja jonë e 18-vjeçarëve ishte pjesë e turneut “4 Nations Handball Trophy 2025” që u mbajt në Lokeren të Belgjikës. Në kuadër të këtij turneu, Kombëtarja jonë U18 i luajti tri ndeshje ndërkombëtare. […]
Seancë praktike e trajnerëve me Kombëtaren U16

Po vazhdon shkollimi i trajnerëve të hendbollit kosovar sipas RINCK Konventës. Po zhvillohet Moduli III dhe përfundimtar i Nivelit II të shkollimit për trajnerë që bëhet sipas Konventës zyrtare të Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF). Të enjten trajnerët kanë pasur seancë praktike me Kombëtaren U16 të vajzave që është e grumbulluar në Prishtinë. Seancën stërvitore […]
Kosova U18 në turneun e rëndësishëm në Belgjikë

Një tjetër angazhim ndërkombëtar do të ketë Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (djemtë). Të mërkurën (nesër) në mëngjes, Kombëtarja jonë e 18-vjeçarëve udhëton për në Belgjikë, ku do të paraqitet në turneun “4 Nations”. Turneu mbahet në Lokeren, ndërsa pos Kosovës e Belgjikës do të marrin pjesë edhe Luksemburgu dhe Britania e Madhe. Koordinatori […]
Në Prishtinë grumbullimi i parë i vajzave të Kosovës U16

Të mërkurën në Prishtinë bëhet grumbullimi i Kombëtares U16 të Kosovës në hendboll. Është ky grumbullimi i parë i vajzave të grupmoshës U16, që në muajin shkurt të vitit të ardhshëm do të paraqiten në Kampionatin Mesdhetar që mbahet pikërisht në Prishtinë. Mesdhetari është sfidë shumë serioze për të ardhmen e këtyre hendbollisteve të reja. […]