Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Shpallet lista e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet me Suedinë

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Agron Shabani, ka shpallur të hënën listën e hendbollisteve në të cilat llogarit për dy ndeshjet me Suedinë. Ndeshjet me Suedinë i takojnë fazës së dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2025. Ndeshja e parë është më 10 prill në Karlskrona të Suedisë, ndërsa e kthimit më 13 prill në Prishtinë. […]

Kosova në grup me Francën, Kroacinë dhe Finlandën

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave ka mësuar të enjten mbrëma kundërshtarët e fazës së dytë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2026. Në shortin e tërhequr në Cluj Napoca të Rumanisë është përcaktuar që Kombëtarja jonë të jetë në Grupin 1 së bashku me Francën, Kroacinë dhe Finlandën. Grupi është […]

Kombëtarja e hendbollit e fiton sërish grantin e KOK-ut

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll (meshkujt) është përfituese e grantit ekipor prej rreth 92 mijë eurove që e ndanë Komitetit Olimpik i Kosovës për federatat e sporteve ekipore.Është ky një tjetër sukses i Federatës së Hendbollit të Kosovës, që grantin e KOK-ut e ka përfituar edhe në të kaluarën. Ky grant do të shërbejë […]

Shorti për Botërorin në Egjipt në javën e parë të prillit

Kosova është njëra prej 32 kombëtareve që do të paraqiten në Kampionatin Botëror në hendboll për të rinj (U19) që prej 6 deri më 17 gusht mbahet në Egjipt. Kualifikimin, Kombëtarja jonë e siguroi me triumf në IHF Trophy Intercontinental. Shorti i Botërorit do të tërhiqet në Kajro në ngjarjen që mbahet më 7 e […]

Kualifikim historik i Kosovës U18 në Botëror

Për herë të tretë një ekip kombëtar i Kosovës në hendboll është kualifikuar në Kampionat Botëror. Këtë sukses të dielën e arriti Kosova U18 që triumfoi në fazën ndërkontinentale të IHF Trophy, që u mbajt në Prishtinë. Në finale, Kombëtarja jonë e mposhti Nigerinë me rezultat 34:30. Fitorja u arrit vetëm pas dy vazhdimeve nga […]

Fitore e madhe e Kosovës U18 ndaj Nigerisë

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka nisur me fitore të madhe paraqitjen në IHF Trophy Intercontinental. Të enjten mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Kosova U18 fitoi ndaj Nigerisë me rezultat 30:27. Ndeshja ishte e fortë e dramatike, por edhe me shumë gabime në pjesën e dytë. Pas pjesës së […]

Fitore shumë e rëndësishme e Kombëtares sonë ndaj Ukrainës

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) ka mbetur fuqishëm në garë për kualifikim në Euro 2026. Të enjten mbrëma në Prishtinë, në praninë e afro 2000 shikuesve, Kombëtarja jonë fitoi 31:30 ndaj Ukrainës.Me fitore, Kosova doli në vendin e tretë në Grupin 6 me tri pikë, sa i kanë edhe Ishujt Faroe në vendin e […]

Kombëtares së Kosovës i duhet përkrahja në ndeshjen me Ukrainën

Kombëtarja e Kosovës në hendboll i ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e rëndësishme me Ukrainën. Ndeshja Kosovë – Ukrainë zhvillohet të enjten (nesër) nga ora 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet. Është ndeshje e xhiros së tretë të fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2026”. Synimi i Kombëtares sonë është i qartë […]

EHF-ja konfirmon ngritjen, Kosova në vazon e tretë në shortin e kualifikimeve për Euro 2026

Më 20 mars në Cluj-Napoca të Rumanisë tërhiqet shorti i kualifikimeve të rregullta për Kampionatin Evropian të vitit 2026 për hendbolliste. Përmes kualifikimeve caktohen 16 kombëtare që do të paraqiten në Evropianin që mbahet Poloni, Rumani, Çeki, Sllovaki dhe Turqi. Në Evropian pos nikoqireve direkt kualifikohen edhe Norvegjia, Danimarka dhe Hungaria, që ishin tri kombëtaret […]