Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Të enjten (nesër) shorti për fazën e dytë kualifikuese për Botërorin 2027

Të enjten (nesër) prej orës 11:00 në Vjenë bëhet tërheqja e shortit për fazën e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027 për hendbollistë. Në fazën e dytë për herë të parë paraqitet edhe Kombëtarja e Kosovës që javën e kaluar e eliminoi Britaninë e Madhe në raundin e parë. Kombëtarja jonë do të jetë në […]

Tjetër fitore me Britaninë e Madhe, avancojmë për herë të parë në raundin e dytë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka fituar edhe ndeshjen e dytë me Britaninë e Madhe. Të dielën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet, në praninë e një numri të konsiderueshëm shikuesish, Kombëtarja jonë fitoi me rezultat 35:30. Në Derby të Anglisë, të mërkurën, djemtë tanë fituan 32:26. Me rezultatin e përgjithshëm […]

Kosova U18 përfundon kualifikimet për Evropianin 2026

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll i ka përfunduar të dielën kualifikimet për Euro 2026. Hendbollistët tanë në verën e ardhshme do të luajnë në njërin prej Evropianëve të Divizionit II. Të dielën në Ankara të Turqisë, Kombëtarja jonë pësoi nga Italia me rezultat 44:16. Pak gjëra funksionuan në lojën e Kombëtares sonë. Pas pjesës […]

Të dielën ndeshja e kthimit me Britaninë e Madhe

Të dielën (nesër) nga ora 17:15 luhet ndeshja e dytë e Kosovës me Britaninë e Madhe. Ndeshja që zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë i takon fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2027. Ndeshjen e parë, që u zhvillua të mërkurën në Derby të Anglisë, e fitoi Kombëtarja jonë […]

Kosova U18 mposhtet nga Turqia

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka luajtur ndeshjen e dytë në kualifikimet për Euro 2026. Të shtunën në Ankara, djemtë tanë u mposhtën nga Turqia nikoqire me rezultat 42:28. Pas pjesës së parë rezultati ishte 23:12 për Turqinë U18. Lorik Kelmendi i shënoi dhjetë gola për Kombëtaren tonë. Katër i realizoi Olt Bajrami, […]

Kosova U18 mposhtet në ndeshjen e parë në Turqi

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar të premten ndeshjen e parë në kualifkimet për Euro 2026. Në Ankara të Turqisë, djemtë tanë kanë pësuar 48:26 nga Rumania U18. Pjesa e parë përfundoi 20:15 për rumunët, ndërsa në të dytën dallimi ishte më i madh. Lorik Kelmendi i kishte shtatë gola te Kosova […]

Kombëtarja U18 në Turqi, nesër ndeshja e parë

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll është vendosur të enjten paradite në Ankara të Turqisë, ku në tri ditët e ardhshme do t’i ketë tri ndeshje të forta. Hendbollistët e Kosovës U18 do të paraqiten në kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2026. Kombëtarja jonë është në Grupin A së bashku me Italinë, Rumaninë dhe […]

Fitore e vlefshme në Derby, të dielën synohet konfirmimi i avancimit tutje

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka fituar ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues për Kampionatin Botëror 2027. Të mërkurën në Derby, Kosova fitoi ndaj Britanisë së Madhe me rezultatin 32:26. Ndeshja nuk nisi mirë për Kombëtaren tonë dhe vendasit krijuan epërsi 5:1. Por shpejt djemtë tanë u kthyen në lojë dhe mbajtën […]

Atmosferë shumë e mirë në Kombëtaren e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka zhvilluar të hënën dy seancat e radhës stërvitore në prag të ndeshjeve me Britaninë e Madhe. Stërvitjet janë zhvilluar në palestrën në Lipjan, ndërsa shtabi teknik është shumë i kënaqur me punën e bërë dhe atmosferën brenda grupit. Grupi i lojtarëve është kompletuar të hënën paradite, me ardhjen e […]