Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosova U19 mposhtet nga Argjentina në Botërorin në Egjipt

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar të enjten ndeshjen e radhës në Kampionatin Botëror “Egjipti 2025”. Në ndeshjen për plasman përfundimtar (21 – 24), Kombëtarja jonë u mposht nga Argjentina me rezultat 32:22. Djemtë tanë nisën ndeshjen mirë, por u paraqitën telashe me përjashtime që ndikuan jo pak në konceptin e lojës […]

Istrefi i lumtur për mundësinë, pret fitore të tjera

Drijon Istrefi po jep kontribut të konsiderueshëm për Kosovën U19 në Botërorin në Egjipt. Istrefi luan në pozitën e pivotit dhe po ndihmon Kombëtaren si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Pas dy fitoreve rresht, Istefi ka folur për nderin që ia jep fanella e Kosovës. Ai po e zhvillon karrierën në Norvegji. “Dua të […]

Përfundon Evropiani në Prishtinë, Italia kampione

Me ndeshjet e së dielës ka përfunduar Kampionati Evropian U17 (B) për hendbolliste, që për gjashtë ditë u mbajt në Prishtinë. Pas një gare shumë interesante, me pjesëmarrjen e tetë ekipeve kombëtare, kampione u shpall Italia. Medaljet e argjenda u takuan hendbollisteve të Finlandës, ndërsa të bronztat atyre të Ukrainës. Organizimi i Evropianit është vlerësuar […]

Pajaziti krenar që paraqitet për Kosovën, pret të tjera fitore në Botëror

Suad Pajaziti është njëri prej lojtarëve që po shquhen me paraqitje në Kombëtaren U19 të Kosovës në Kampionatin Botëror në Egjipt. Në fitoren ndaj Marokut, të shtunën, Pajaziti u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes. Pajaziti luan në pozitën e alos së majtë, por po mbulon edhe pozita të tjera, sipas nevojës. Ai bën […]

Kosova shënon fitoren e parë në Botërorin në Egjipt

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Botëror në Egjipt. Të shtunën në arenën “Hassan Moustafa” në afërsi të Kajros, djemtë tanë fituan 32:22 ndaj Marokut. Në fazën e dytë Kombëtarja jonë avancon nga pozita e tretë në grupin B dhe me dy pikë të fituara. Në dy […]

Kosova U19 mposhtet nga favoritja e grupit

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar të premten ndeshjen e dytë në Kampionatin Botëror “Egjipti 2025”. Në palestrën “Dr. Hassan Moustafa” në afërsi të Kajros, Kombëtarja jonë u përball me favoriten e Grupit B, Hungarinë. Hungarezët fituan me rezultat 37:28. Megjithatë, në shumicën e kohës paraqitja e Kombëtares sonë ishte solide. Kjo […]

Kosova U19 e luajti ndeshjen e parë në Botëror

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka luajtur të mërkurën ndeshjen e parë në Kampionatin Botëror “Egjipti 2025”. Në arenën “Hassan Moustafa” në afërsi të Kajros, Kombëtarja jonë u përballë me Zvicrën dhe pësoi me rezultat 35:25. Kombëtarja jonë pati paraqitje pozitive në pjesën e parë, përjashto minutat e fundit. Ishte disa herë në […]

Kosova U17 mposhtet në ndeshjen e parë të Evropianit

Hendbollistet e Kombëtares U17 të Kosovës e kanë zhvilluar të hënën mbrëma ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian (B) në Prishtinë. Vajzat tona pësuan 35:29 nga Bullgaria. Ndeshja ishte e fortë dhe interesante, por bullgaret e reja shfaqën më shumë. Pas pjesës së parë rezultati ishte i barabartë, 16:16. Te Kosova U17 më efikasja ishte […]

Të hënën Kombëtarja U19 udhëton për në Botërorin në Egjipt

Pas një faze të gjatë dhe të suksesshme përgatitore, Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll është gati për të nisur garën në Kampionatin Botëror. Botërori i 19-vjeçarëve mbahet në Egjipt, vend në të cilin Kombëtarja jonë udhëton të hënën (nesër). Ndeshjet e para janë të mërkurën, më 6 gusht, ndërsa Botërori përfundon më 17 gusht. […]