Kombëtarja fillon punën, atmosferë e shkëlqyer në mesin e lojtarëve

Nën urdhrat e selektorit Bujar Qerimi, Kombëtarja A e Kosovës në hendboll i ka zhvilluar të hënën dy stërvitjet e para në prag të ndeshjes me Ishujt Faroe. Kombëtarja është grumbulluar në Prishtinë, ndërsa të gjithë lojtarët e ftuar janë në dispozicion për ndeshjen e së enjtes. Të hënën është punuar në elemente taktike të […]
Javë vendimtare për Kombëtaren A

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll është grumbulluar të dielën mbrëma në prag të ndeshjeve vendimtare për kualifikim në Euro 2026. Të enjten nga ora 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Kombëtarja jonë e pret Kombëtaren e Ishujve Faroe. Ndërkohë të dielën e javës së ardhshme, më 11 maj, Kombëtarja jonë luan […]
Qerimi shpall listën për ndeshjet me Ishujt Faroe dhe Holandën

Selektori i Kosovës, Bujar Qerimi, ka shpallur të mërkurën listën e hendbollistëve të ftuar për ndeshjet me Ishujt Faroe dhe Holandën. Për herë të parë në ekipin e zgjeruar është ftuar Amar Muqolli, ndërsa kthehet Olsi Mulaj. Bëhet fjalë për dy hendbollistët e talentuar të Besa Famgas që shkëlqyen me Kosovën U18. Kthehet edhe Arbios […]
Kosova U18 në grup me Italinë, Rumaninë dhe Turqinë

Është tërhequr shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian U18 për hendbollistë. Në kualifikimet e Evropianit që mbahet në vitin 2026, paraqitet edhe Kombëtarja U18 e Kosovës. Shorti përcaktoi që Kosova të jetë në Grupin A, ku janë edhe Italia, Rumania dhe Turqia. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Turqi prej 31 tetorit deri […]
Kombëtarja e Kosovës përfundon kualifikimet për Botërorin 2025

Kombëtarja e Kosovës në hendboll i ka përfunduar të dielën kualifikimet për Kampionatin Botëror të këtij viti.Kombëtarja jonë u ndal në raundin e dytë dhe të fundit kualifikues. U eliminua nga Kombëtarja bindshëm më cilësore e kualifikimeve, Suedia.Pas humbjes së pësuar të enjten në Karlskrona, Kombëtarja jonë humbi edhe të dielën në Prishtinë. Por u […]
Të dielën ndeshja e kthimit mes Kosovës e Suedisë

Të dielën prej orës 17:15 zhvillohet ndeshja e dytë mes hendbollisteve të Kosovës dhe atyre të Suedisë.Ndeshja zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ndërsa transmetohet në RTK 1. Ndeshja i takon fazës së dytë dhe të fundit të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të këtij viti. Ndeshja e parë u zhvillua të enjten […]
Kosova mposhtet nga Suedia në Karlskrona

Në një atmosferë shumë të bukur sportive, të enjten mbrëma në Karlskrona të Suedisë u zhvillua ndeshja e parë mes Suedisë dhe Kosovës.Hendbollistet suedeze kanë shënuar fitore me rezultat 51:16. Nikoqirja ishte favorite e madhe dhe dëshmoi nivelin që e ka, në palestrën “Brinova Arena” të mbushur me shikues.Suedezet nisën furishëm duke krijuar herët epërsi […]
Shabani: Nuk do të jetë lehtë, do të japim maksimumin

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës kanë udhëtuar të mërkurën (sot) për në Karlskrona, ku të enjten (nesër) prej orës 19:00 është ndeshja me Suedinë. Ndeshja Suedi – Kosovë i takon fazës së dytë kualifikuese për Botërorin 2025. Prej të hënës Kombëtarja jonë ka stërvitur në qytetin tjetër suedez, Eslov. Selektori Agron Shabani është i kënaqur […]
Kombëtarja nis punën në Eslov të Suedisë

Nën drejtimin e selektorit Agron Shabani, Kombëtarja e Kosovës në hendboll (vajzat) ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet me Suedinë. Ndeshjet me Suedinë i takojnë fazës së fundit kualifikuese për Kampionat Botëror. Suedia është kundërshtarja më e fortë e mundshme në raundin e dytë kualifikues. Ka shumë lojtare në nivelin më të lartë evropian dhe […]
Mirjeta Bytyqi shkëlqen në finale të Kupës së Sllovenisë

Hendbollistja e rëndësishme e Kombëtares së Kosovës, Mirjeta Bytyqi, ka shkëlqyer të dielën në finale të Kupës së Sllovenisë. Majtakja Bytyqi i realizoi pesë gola për skuadrën Mlinotest Ajdovshqina, që humbi 36:24 nga skuadra bindshëm më e madhe sllovene, Krim Mercator. Krim Mercatori pak ditë më parë u paraqit në plejofin e Ligës së Kampionëve. […]