Ndërroi jetë Rexhep Kaçaniku, kontribuesi i madh i hendbollit kosovar

Ka ndërruar jetë Rexhep Kaçaniku, kontribuesi i madh dhe personaliteti i rëndësishëm i hendbollit kosovar. Kaçaniku ndërroi jetë të hënën në moshën 77-vjeçare. Deri në frymën e fundit i qëndroi pranë klubit Trepça, ndërsa kryetar i këtij klubi ishte nga viti 1981 deri në vitin 1985 dhe nga viti 2014 e deri në vitin 2018. […]
Urim për Vitin e Ri

Në fund të një viti shumë të suksesshëm për familjen tonë të hendbollit, është koha që t’iu falënderojmë të gjithë juve. Falënderojmë sidomos hendbollistët dhe hendbollistet, por edhe gjithë punëtorët e hendbollit: drejtuesit dhe anëtarët e klubeve, trajnerët, gjyqtarët, delegatët dhe secilin që në një mënyrë apo tjetër jep kontribut për sportin tonë. Falë kontributit […]
Tina Hetemi: Çmimi për lojtaren më të mirë do të thotë shumë për mua

Tina Hetemi ndihet e lumtur dhe krenare që është shpallur hendbollistja më e mirë në Kosovë për vitin 2025. Hetemi po e udhëheq Samadrexhën, që është e para pas stinorit vjeshtor. Ajo po ashtu po shndërrohet në lojtare të rëndësishme te Kombëtarja e Kosovës. “Ky çmim do të thotë shumë për mua. Pas gjithë punës […]
Gjuka krenar që për herë të pestë rresht shpallet më i miri

Egzon Gjuka është shpallur për herë të pestë rresht hendbollisti më i mirë i vitit në Kosovë. Gjuka e udhëhoqi Rahovecin drejt titullit të kampionit, ndërsa kishte paraqitje të mira edhe me Kombëtaren e Kosovës. Dhe të premten u kurorëzua me çmimin e hendbollistit më të mirë të vitit 2026. “Është ndjenjë shumë e mirë […]
Eugen Saraçini, President Nderi i Federatës së Hendbollit të Kosovës

Në ceremoninë “Laureatët 2025”, të mbajtur të premten, është prezantuar edhe një vendim shumë i rëndësishëm i Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës. Eugen Saraçini, që deri para një viti e udhëhoqi me sukses të plotë FHK-në, është nderuar me titullin më të lartë të federatës, atë “President Nderi”. Saraçini ishte për tri mandate, […]
Egzon Gjuka e Tina Hetemi më të mirët e vitit

Në praninë e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Federata e Hendbollit e Kosovës të premten në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë e ka mbajtur ceremoninë “Laureatët 2025”. Çmimet kryesore i fituan Egzon Gjuka e Tina Hetemi. Gjuka u shpall për herë të pestë rresht hendbollisti më i mirë […]
Të premten shpallen më të mirët e vitit në hendboll

Ceremonia “Laureatët 2025” e Federatës së Hendbollit të Kosovës mbahet të premten, më 26 dhjetor. Kjo ceremoni festive do të organizohet në Sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë në Prishtinë nga ora 17:00. Ceremonia mbahet në fund të një viti të suksesshëm për hendbollin kosovar. Do të ndahen çmime e mirënjohje për ata që […]
Kolgeci e Arifi në Kongresin e IHF-së, Moustafa e fiton edhe një mandat

Të dielën në Kajro është mbajtur Kongresi i 40-të i rregullt i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit. Federatën e Hendbollit në këtë Kongres e kanë përfaqësuar presidenti Edin Kolgeci dhe sekretari i përgjithshëm, Muhamet Arifi. Me shumicë votash në postin e presidentit të IHF-së është rizgjedhur Hassan Moustafa. Moustafa, që është mik i madh i Kosovës, […]
Kolgeci e Arifi në Kongresin e Konfederatës Mesdhetare

Drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës, presidenti Edin Kolgeci dhe sekretari i përgjithshëm, Muhamet Arifi, po qëndrojnë në Kajro të Egjiptit ku mbahet Kongresi i 40-të i rregullt i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF). Në kuadër të këtij organizimi madhështor të shtëpisë botërore të hendbollit, presidenti Kolgeci dhe sekretari i përgjithshëm Arifi, po zhvillojnë […]
U shfaq premiera e filmit dokumentar kushtuar Izet Gjinovcit

Të enjten mbrëma në Kino ABC në Prishtinë është shfaqur premiera e filmit dokumentar kushtuar Izet Gjinovcit, kontribuesit të madh të hendbollit dhe sportit kosovar në përgjithësi. Të pranishëm ishin Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja Daulina Osmani, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, presidenti i nderit i KOK-ut, Besim […]