Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Presidenti i EHF-së, Wiederer: Gjinovci do të mbahet mend për kontributin e madh për zhvillimin e hendbollit

Presidenti i Federatës Evropiane të Hendbollit, Michael Wiederer dhe sekretari i përgjithshëm i EHF-së, Martin Hausleitner, kanë dërguar në adresë të presidentit të FHK-së, Eugen Saraçini telegramin e ngushëllimit për Izet Gjinovcin.Gjinovci, që kishte një jetë në hendboll, u nda nga jeta të hënën paradite. Deri në frymën e fundit ka mbajtur pozitën e sekretarit […]

Ndërroi jetë Izet Gjinovci, simboli i hendbollit kosovar

Hendbolli kosovar ka mbetur pa personalitetin e shquar të tij. Të hënën ka ndërruar jetë sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci.Gjinovci ndërroi jetë në moshën 63-vjeçare.I ndjeri Gjinovci ia ka kushtuar gjithë jetën sportit të hendbollit. Detyrat e tij si sekretar i përgjithshëm i ka kryer me përkushtim e pasion […]

Imeraj e Qufaj me paraqitje të rëndësishme në Lojërat Evropiane të Universiteteve

Gjyqtaret e reja të hendbollit, Ardiana Imeraj e Dorentina Qufaj, kanë pasur përvojë shumë të rëndësishme në Lojërat Evropiane të Universiteteve që u mbajtën në Debrecen e Mishkolc të Hungarisë. I kanë drejtuar plot gjashtë ndeshje dhe janë vlerësuar për punën e bërë. Imeraj e Qufaj po ashtu kanë ndjekur ligjeratat në kuadër të programit […]

Pedro Sequeira çmon sekretarin e përgjithshëm Gjinovci dhe gjithë stafin e Evropianit

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Evropiane të Hendbollit, Pedro Sequeira, përmes dy postimeve ka treguar simpatinë e madhe për Federatën e Hendbollit të Kosovës dhe për Kosovën në përgjithësi. Portugezi Sequeira ishte përfaqësuesi më i lartë dhe kryesor i EHF-së në Evropianin U20 në Prishtinë. Ai ka publikuar një postim emocionues për sekretarin e […]

Hendbollistët e rinj marrin informata të nevojshme për sportin pa doping

Në kuadër të Kampit Veror të Federatës së Hendbollit të Kosovës, që prej të shtunës po mbahet në Banjë të Pejës, po zhvillohen edhe aktivitete të ndryshme që shkojnë në shërbim të përgatitjes për karrierë të suksesshme. Në dy ditët e para të kampit janë mbajtur edhe ligjëratat për sportin e pastër, përkatësisht për sportin […]

Publikohet lista e pjesëmarrësve në kampin e FHK-së

Federata e Hendbollit e Kosovës është duke i bërë të gjitha përgatitjet që Kampi Veror 2024 të ketë rrjedhë shembullore. Të mërkurën shtabet teknike të angazhuara, kanë publikuar listat e pjesëmarrësve në kampin që mbahet prej 29 qershorit deri më 6 korrik në Banjë të Pejës. Te djemtë marrin pjesë lojtarët e lindur në vitin […]

Kampi Veror, prej 29 qershorit deri më 6 korrik

Federata e Hendbollit e Kosovës është duke i bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e Kampit Veror, një organizim tradicional dhe shumë i rëndësishëm për zhvillimin e gjeneratave të reja. Për këtë vit është vendosur që Kampi Veror të mbahet në Banjë të Pejës, ku ofrohen kushte shumë të mira për punë me hendbollistët dhe […]

Yllka Shatri vazhdon karrierën në Islandë

Pivotja e Kombëtares së Kosovës, Yllka Shatri ka bërë lëvizje të rëndësishme në karrierë.Të mërkurën Yllka është prezantuar te skuadra nga Islanda, IBV Handbolti.Me IBV, Yllka ka firmosur për një vit, me mundësi të vazhdimit edhe për një vit tjetër.Prej fillimit të karrierës ajo ishte tek Istogu, me të cilën skuadër për gjashtë vjet luajti […]

Finale shumë dramatike, Barça kampione

Barcelona i ka mbijetuar gjuajtjes së fundit të ikonës Mikkel Hansen dhe ka fituar Ligën e Kampionëve në hendboll.Barça ka fituar Championsin për herë të 12-të. Të dielën në Koln, në praninë e 20 mijë shikuesve dhe në atmosferë fantastike, Barça në finale e mposhti Aalborgun e Danimarkës me rezultatin e ngushtë, 31:30.Ndeshja ishte shumë […]

Eliminohet kampioni, Aalborgu e Barça në finale të Championsit

Kampioni i edicionit të kaluar në Ligën e Kampionëve, Magdeburgu, është ndalur në gjysmëfinale të Final4 të Championsit. Të shtunën në “Lanxess Arena” në Koln, Magdeburgun gjerman e mposhti në gjysmëfinale skuadra daneze Aalborg. Danezët fituan me rezultatin 28:26. Në gjysmëfinalen e dytë u përballën Barça dhe skuadra tjetër gjermane, THW Kiel. Barcelona fitoi me […]