Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Shtyhen ndeshjet e së mërkurës

Ju njoftojmë që ndeshjet e planifikuara për të mërkurën janë shtyrë me vendim të Komesarit të Garave të FHK-së. Vendimi i komesarit u mor të martën për shkak se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e shpalli të mërkurën ditë zije. Presidentja Osmani shpalli ditë zije “në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara […]

Nderohet profesoresha Shqipe Bajçinca-Brestovci

Në prag të ndeshjes Kosova – Polonia është mbajtur një minutë heshtje për të nderuar jetën dhe veprën e profesoreshës Shqipe Bajçinca-Brestovci.Ajo ndërroi jetë të dielën pas një sëmundje të rëndë. Profesoresha Bajçinca-Brestovci ishte hendbolliste, komesare e garave të FHK-së, kryetare e Shoqatës së Gjyqtarëve të FHK-së, delegate e ndeshjeve të EHF-së dhe anëtare e […]

U mbajt mbledhje komemorative për profesoreshën Shqipe Bajçinca – Brestovci

Të mërkurën paradite në Prishtinë është mbajtur mbledhje komemorative për profesoreshën Shqipe Bajçinca – Brestovci. Profesoresha Bajçinca – Brestovci ndërroi jetë të dielën pas një sëmundje të gjatë.Për mbi dy dekada ajo ishte profesoreshë në Fakultetin e Edukatës Fizike, ndërsa ishte pjesë e rëndësishme e Federatës së Hendbollit të Kosovës. Ka mbajtur postin e komesares […]

Varroset profesoresha Shqipe Bajçinca – Brestovci

Në praninë e një numri të madh të qytetarëve, të hënën pasdite është varrosur profesoresha Shqipe Bajçinca – Brestovci. Varrimi i të ndjerës është bërë në varrezat e qytetit në Prishtinë.Profesoresha Bajçinca – Brestovci ndërroi jetë të dielën, pas një sëmundje të rëndë e të gjatë. Ajo ia ka kushtuar thuajse gjithë jetën sportit, përkatësisht […]

Ndërroi jetë profesoresha Shqipe Bajçinca-Brestovci

Komuniteti i hendbollit në Kosovë të dielën mori një lajm shumë të rëndë.Ka ndërruar jetë Shqipe Bajçinca – Brestovci, personaliteti shumë i rëndësishëm i hendbollit kosovar dhe sportit kosovar në përgjithësi. Profesoresha Bajçinca – Brestovci deri në frymën e fundit ishte kryetare e Shoqatës së Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës. Ajo ishte edhe anëtare e […]

Të enjten Kuvendi i Punës i FHK-së

Federata e Hendbollit e Kosovës i ka bërë të gjitha përgatitjet për Kuvendin e Rregullt të Punës. Kuvendi i Punës mbahet të enjten (nesër) prej orës 16:00 në Hotel Internacional Prishtina. Kuvendarët do të shqyrtojnë dhe do të votojnë për raporte të shumta. Fillimisht do të shqyrtohet e aprovohet Procesverbali nga Kuvendi i kaluar. Më […]

Gjinovci e Arifi në konferencën e sekretarëve gjeneralë

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci dhe drejtori për marrëdhënie me jashtë dhe i ekipeve kombëtare, Muhamet Arifi, po qëndrojnë në Kopenhagë të Danimarkës, ku për dy dytë do të mbahet Konferenca e 14-të e sekretarëve gjeneralë të federatave nacionale, anëtare të EHF-së.Gjatë punimeve dyditore do të diskutohet për tema […]

Leonora Demaj ndryshon skuadër por mbetet në Danimarkë

Kapitenia e Kombëtares së Kosovës në hendboll, Leonora Demaj, ka vendosur që të ndryshojë skuadrën për edicionin e ardhshëm garues.Demaj të mërkurën ka nënshkruar për dy vjet me skuadrën Holstebro Handbold, që aktualisht garon në kategorinë e dytë të Danimarkës, por është në pjesën e epërme të tabelës dhe synon elitën. Demaj deri në fund […]

Nesër është shorti i kualifikimeve për Euro 2026

Hendbollistët e Kombëtares së Kosovës të enjten i mësojnë kundërshtarët në fazën kryesore kualifikuese për Kampionatin Evropian 2026. Shorti tërhiqet nga ora 16:30 në Kopenhagë, ku mbahet edhe konferenca e sekretarëve gjeneralë të federatave nacionale, anëtare të EHF-së.Danimarka, Suedia dhe Norvegjia e organizojnë Evropianin e ardhshëm dhe kualifikohen direkt, njëjtë si Franca, që është kampione […]

Presidenti Saraçini priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.Takimi në ambientet e FHK-së ishte shumë miqësor dhe konstruktiv.Presidenti Saraçini ka njoftuar ambasadorin Angili me sukseset e fundit të hendbollit kosovar, veçanërisht kualifikimin historik të hendbollisteve të reja në Botëror, si dhe për […]