Arbër Qerimi e Belgjika me fitore historike në Botëror

Më 7 nëntor të vitit 2021, Kosova e Belgjika kishin luajtur baras, 28:28, në Prishtinë. Saktësisht një vit më parë, më 15 janar 2022, Belgjika kishte fituar me mund, 33:29, ndaj Kombëtares sonë në kualifikimet për Botëror.Tani Belgjika po luan në Kampionatin Botëror dhe të dielën shënoi fitore historike. Është kjo pjesëmarrja e parë e […]
Përfundon xhiroja e parë, fitore e thellë e Egjiptit ndaj Kroacisë

Me ndeshjet e së premtes ka përfunduar xhiroja e parë e fazës grupore në Kampionatin Botëror të hendbollit që po mbahet në Poloni dhe Suedi.Për të keq të premten ka befasuar Kroacia, që pësoi humbje të thellë nga Egjipti. Ndeshja e grupit G përfundoi me fitoren 31:22 të Egjiptit. Befasues ishte rezultati edhe i ndeshjes […]
Në Poloni e Suedi mbahet Kampionati Botëror

Prej të mërkurës e deri më 29 janar në Suedi dhe Poloni mbahet Kampionati Botëror për hendbollistë. Është ky kampionati i 28-të i botës në hendboll.Danimarka ka fituar dy Botërorët e kaluar, në vitet 2019 dhe 2021. Dhe danezët janë pretendentë edhe në Botërorin 2023.Botërori mbahet në katër qytete në Poloni dhe pesë në Suedi. […]
Bordi i FHK-së mbajti mbledhjen e fundit të vitit

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës e ka mbajtur të mërkurën mbledhjen e fundit për këtë vit. Mbledhjen e ka udhëhequr presidenti Eugen Saraçini.Ai ka bërë një përmbledhje të aktiviteteve të shumta të vitit.Bordi e ka vlerësuar shumë të suksesshëm vitin 2022, ndërsa është arritur pajtim që të ketë mobilizim të plotë për aktivitetet […]
FHK-ja vazhdon bashkëpunimin me KEP-in

Federata e Hendbollit e Kosovës ka vazhduar bashkëpunimin me Institucionin Mikrofinanciar, KEP Trust. Federata jonë dhe KEP-i ka disa vjet që kanë bashkëpunim shembullor dhe është vendosur që bashkëpunimi të vazhdohet edhe për vitin 2023. Kështu KEP-i do të jetë prej partnerëve të Federatës së Hendbollit në tentim për të prekur nivele gjithnjë e më […]
Saraçini i shkruan EHF-së: Dënojmë sjelljet shoviniste dhe fashiste të tifozëve serbë

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, i ka shkruar të premten letër Federatës Evropiane të Hendbollit dhe drejtuesve të saj. Përmes letrës, i pari i FHK-së, Saraçini, ka shprehur shqetësimin për thirrjet anti-shqiptare dhe anti-Kosovë si dhe për panot diskriminuese të shfaqura në ndeshjen e fundjavës së kaluar mes skuadrë sllovene, Gorenje […]
Licencohen administratorët e hendbollit

Të shtunën e të dielën është mbajtur kursi për administratorë të sportit, ku morën pjesë zyrtarë të klubeve të hendbollit e po ashtu të FHK-së. Në fund janë licencuar dhjetëra administratorë.Është ky grupi i dytë i administratorëve të hendbollit që licencohet. Grupi i parë mori licencën në vitin 2018.Kursin e ka mbajtur Akademia Olimpike e […]
Në fundjavë kursi për administratorë sportivë

Në fundjavë, më 3 e 4 dhjetor, në Hotel Sirius në Prishtinë, Federata e Hendbollit e Kosovës në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës organizojnë kursin për administratorë sportivë. Kursi është i rëndësishëm edhe për konsolidimin e klubeve dhe për funksionimin e tyre.Klubet duhet të kenë nga një përfaqësues, sekretar apo administrator, në trajnimin e […]
Nesër fillon shkollimi i trajnerëve, ceremonia në ora 15:00

Të premten (nesër) fillon shkollimi i trajnerëve të hendbollit kosovar. Zhvillohet moduli i parë, sipas RINCK Konventës, programit ndërkombëtar për shkollim të trajnerëve të hendbollit. Fillimi solemn i shkollimit do të bëhet në ora 15:00 në kolegjin AAB. Shkollimi i trajnerëve bëhet në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës. Do të ligjërojnë ligjërues vendorë dhe […]
Norvegjia fiton titullin e nëntë të Evropës

Norvegjia ka vazhduar të dominojë në hendbollin evropian. Hendbollistet e Norvegjisë të dielën kanë siguruar titullin e nëntë të Evropës.Në finalen e Euro 2022, të zhvilluar në Lubjanë, Norvegjia ka fituar ndaj Danimarkës me rezultat 27:25. Te fitorja dramatike, Norvegjia ka arritur vonë në ndeshje.Norvegjia ka mbrojtur titullin dhe është konfirmuar forcë e hendbollit evropian.Nora […]