Në Vushtrri mbahet turneu memorial

Këtë fundjavë në Vushtrri mbahet turneu tradicional kushtuar dëshmorit Jeton Tërstena – Tota. Në turne pos nikoqires KH Vushtrrisë paraqiten edhe Prishtina, Besa Famgas e Trepça. Priten ndeshje interesante dhe hendboll i mirë.Sot janë gjysmëfinalet, prej orës 15:00 e 17:00. Kurse të dielën prej orës 15:00 luhet takimi për vend të tretë derisa finalja është […]
Quni fiton përballjen me shqiptarët e shumtë të Kreuzlingenit

Shumë hendbollistë të Kosovës ishin pjesë e ndeshjes në mes të Amicitia Zuerich dhe HSC Kreuzlingen, që u luajt të enjten në mbrëmje. Për Kreuzlingenin ishte ndeshja e parë në Superligën e Zvicrës në hendboll. Ndeshjen me rezultatin 33:24 e fitoi Amicitia. Kapiten i kësaj skuadre është pivoti i Kosovës, Luigj Quni. Ai shënoi pesë […]
Demaj e Hajdari fillojnë kampionatin në elitën daneze

Dy hendbollistet e Kombëtares së Kosovës, Leonora Demaj dhe Marigona Hajdari e kanë nisur edicionin e ri në njërën prej ligave më të forta në botë, Superligën e Danimarkës. Të mërkurë mbrëma, Hajdari e Demaj kanë pasur paraqitje të mirë për Ringkobingkun që u mposht në shtëpi nga Aarhus United me rezultat 30:26. Ndeshja ishte […]
Kastriot Jupa transferohet në Gjermani

Hendbollisti i Kombëtares së Kosovës, Kastriot Jupa, karrierën e vazhdon në Gjermani. Pivoti i parë i Kosovës është transferuar te skuadra LHC Cottbus, që ka synime të mëdha në kampionatin e ri. Jupa 29-vjeçar tashmë i është bashkuar skuadrës gjermane në fazën përgatitore, ndërsa ka shkëlqyer në ndeshjet kontrolluese.Ai pritet të jetë lojtari kryesor i […]
Vdiq Ferki Nici, hendbolli kosovar mbeti pa një personalitet të rëndësishëm

Ka vdekur të shtunën Ferki Nici, figurë e rëndësishme e hendbollit mitrovicas dhe hendbollit kosovar në përgjithësi. Ferki Nici ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare. I ndjeri në vitet e fundit ka jetuar në Holandë, por rregullisht ka qëndruar për vizitë në Mitrovicë dhe ka kaluar muaj të tërë në shoqëri me njerëzit e hendbollit […]
Drilon Tahirukaj transferohet në elitën e Zvicrës

Aloja e Kombëtares së Kosovës, Drilon Tahirukaj, ka bërë lëvizje shumë të rëndësishme në karrierë. Tahirukaj karrierën e vazhdon në elitën e Zvicrës, saktësisht në skuadrën Kreuzlingen. Kreuzligeni të enjten ka zyrtarizuar angazhimin e alos së djathtë, që tashmë ka nisur stërvitjet në Zvicër. Pjesë e kësaj skuadre janë edhe shumë reprezentues të Kosovës, duke […]
Përmbyllet me sukses kampi i FHK-së

Të premten është përmbyllur kampi veror i Federatës së Hendbollit të Kosovës. Për një javë afro 100 hendbollistë dhe hendbolliste të grupmoshës U16 kanë ushtruar me zell dhe përkushtim maksimal në Gjakovë. Nga përgjegjësit, kampi tradicional është vlerësuar shumë i suksesshëm. Njomakët tanë kanë zhvilluar stërvitje të rregullta, të ndarë në grupe. Ata kanë mësuar […]
Yjet e Kosovës vizitojnë kampin në Gjakovë

Tri prej lojtareve kryesore të Kombëtares së Kosovës në hendboll, Marigona e Arlinda Hajdari si dhe Mirela Gjikokaj, kanë qëndruar të enjten për vizitë në kampin veror të FHK-së që po mbahet në Gjakovë. Mirela, Arlinda e Marigona ishin të shoqëruara nga selektori Agron Shabani. Selektori Shabani dhe yjet e Kosovës kanë parë nga afër […]
Selektori Qerimi mbajti kamp me hendbollistet e reja në Ferizaj

Selektori i Kosovës në hendboll (meshkujt), Bujar Qerimi, jep kontributin e tij për zhvillimin e hendbollit tonë në forma të ndryshme. Legjenda e hendbollit tonë javën e kaluar ka mbajtur një kamp me hendbollistet e reja në qytetin e Ferizajt. Kampi, gjatë të cilit janë organizuar stërvitje të shumta, është mbajtur në bashkëpunim me klubet […]
Më 1 korrik fillon afati kalimtar

Më 1 korrik fillon afati i rregullt kalimtar në hendbollin kosovar. Afati do të jetë i hapur deri më 15 korrik.Pritet një afat i pasur kalimtar, me lëvizje të shumta të lojtarëve. Tashmë klubet kanë njoftuar për lëvizje të bëra, ndërsa ato do t’i zyrtarizojnë gjatë afatit kalimtar. Kastrioti i Ferizajt ishte prej klubeve më […]