Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ndërroi jetë Ismail Berisha, personaliteti i shquar i hendbollit kosovar

Ka ndërruar jetë profesori Ismail Berisha, personaliteti i shquar i hendbollit kosovar. I lindur në vitin 1934, profesori Berisha ka kontribuar shumë për hendbollin kosovar për shumë e shumë dekada. Pos kontributit si profesor i Edukatës Fizike, Berisha ishte gjithnjë pjesë e klubeve dhe aktiviteteve të hendbollit. Ishte prej themeluesve të KH Vëllaznimit, për të […]

FHK – EHF, bashkëpunimi që garanton sukses

Vazhdojnë lëvdatat dhe falënderimet për organizimin e shkëlqyer të Kampionatit Evropian U17 për vajza në Prishtinë. Organizimi shumë pozitiv do të ishte i pamundur pa punën maksimale të të gjithë të përfshirëve. Federata e Hendbollit e Kosovës falënderon gjithë stafin organizativ, duke përfshirë stafin e federatës, anëtarët e klubeve e shoqatave dhe vullnetarët e shumtë. […]

Istrefi i lumtur për mundësinë, pret fitore të tjera

Drijon Istrefi po jep kontribut të konsiderueshëm për Kosovën U19 në Botërorin në Egjipt. Istrefi luan në pozitën e pivotit dhe po ndihmon Kombëtaren si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Pas dy fitoreve rresht, Istefi ka folur për nderin që ia jep fanella e Kosovës. Ai po e zhvillon karrierën në Norvegji. “Dua të […]

Përfundon Evropiani në Prishtinë, Italia kampione

Me ndeshjet e së dielës ka përfunduar Kampionati Evropian U17 (B) për hendbolliste, që për gjashtë ditë u mbajt në Prishtinë. Pas një gare shumë interesante, me pjesëmarrjen e tetë ekipeve kombëtare, kampione u shpall Italia. Medaljet e argjenda u takuan hendbollisteve të Finlandës, ndërsa të bronztat atyre të Ukrainës. Organizimi i Evropianit është vlerësuar […]

Amanda Karen e Finlandës, më e mira e Evropianit

Amanda Karen e Finlandës është shpallur lojtarja më e vlefshme (MVP) e Kampionatit Evropian U17 (B), që sonte përfundoi në Prishtinë. Në shtatëshen më të mirë vend kanë zënë dy hendbolliste të Italisë, dy të Ukrainës, dy të Bullgarisë dhe një e Finlandës. Shtatëshja më e mirë përbëhet nga: Yulia Bodnarchuk (Ukrainë, portiere), Kateryna Nazarenko […]

Pajaziti krenar që paraqitet për Kosovën, pret të tjera fitore në Botëror

Suad Pajaziti është njëri prej lojtarëve që po shquhen me paraqitje në Kombëtaren U19 të Kosovës në Kampionatin Botëror në Egjipt. Në fitoren ndaj Marokut, të shtunën, Pajaziti u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes. Pajaziti luan në pozitën e alos së majtë, por po mbulon edhe pozita të tjera, sipas nevojës. Ai bën […]

Presidenti Kolgeci takohet me presidentin e IHF-së, Hassan Moustafa

Në Kajro, në kuadër të Kampionatit Botëror U19, presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa priti në takim delegacionin e drejtuesve të Federatës së Hendbollit tē Kosovës, presidentin Edin Kolgeci dhe anëtarin e bordit dhe ish-presidentin, Eugen Saraçini. Presidenti Moustafa e ka uruar Kolgecin për postin e presidentit të FHK-së, duke konfirmuar se bashkëpunimi […]

Legjenda Carmen Martin në Prishtinë, bashkëbisedon me lojtaret e Evropianit U17

Të premten nuk ka pasur ndeshje në Kampionatin Evropian U17 për hendbolliste në Prishtinë. Megjithatë është zhvilluar një aktivitet i rëndësishëm, ai “Respect Your Talent” që EHF-ja e organizon gjatë çdo kampionati. Lojtaret e përzgjedhura si më të mirat e ndeshjeve në fazën grupore kanë bashkëbiseduar me legjendën spanjolle të henbollit, Carmen Martin. Prej saj […]

Një vit pa Izet Gjinovcin, personalitetin unik të sportit kosovar

Sot është bërë një vit prej se ndërroi jetë Izet Gjinovci, personaliteti unik dhe i papërsëritshëm i hendbollit dhe sportit kosovar. Gjinovci ndërroi jetë më 5 gusht 2024, në moshën 63-vjeçare. Ndonëse shëndeti e sfidoi, kjo nuk e ndali që deri në frymën e fundit t’i kryej me përgjegjësi detyrat dhe obligimet si sekretar i […]

Përfundon turneu i hendbollit në rërë, shpallen fituesit

Ka përfunduar të dielën mbrëma turneu i hendbollit në rërë, “Summer Beach Tournament”. Pas një gare të mirë, në atmosferë të bukur sportive, skuadrat fituese janë shpallur Samadrexha te hendbollistet dhe “Mjeshtrat” te hendbollistët. Në finale, Samadrexha fitoi me penallti ndaj Terezës. “Mjeshtrat” e fituan finalen ndaj skuadrës “Rrufeja e Plazhit”. Turneu është organizuar nga […]