FHK-ja më 17 janar shpall më të mirët e vitit 2018

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës në mbledhjen e 15-të me rradhë, të mbajtur nën drejtimin e presidentit Eugen Saraçini, diskutoi për rrjedhën e edicionit vjeshtor, përkatësisht për garat e vitit 2018 dhe për aktivitetet e FHK-së që ishin të shumta. Në mbledhje u morën edhe disa vendime të rëndësishme. Kështu Bordi vendosi që […]
Urimi i fundvitit për komunitetin e hendbollit

Ngadalë po ndahemi me vitin 2018, një vit ky për t’u shënuar për Federatën e Hendbollit të Kosovës dhe për komunitetin e hendbollit në përgjithësi. Ishte një vit i suksesshëm që po i lë vend një viti që presim e besojmë se do të jetë edhe më i suksesshëm për sportin tonë. U arritën suksese […]
Me ceremoni madhështore shënohet 65-vjetori i FHK-së

Me një ceremoni madhështore është shënuar të enjten 65-vjetori i themelimit të Federatës së Hendbollit të Kosovës. Ceremonia është mbajtur në Sheshin 21 në Prishtinë, ndërsa atë me pjesëmarrje e kanë nderuar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe përfaqësues të federatave […]
Një telefonatë nga Budapesti solli gëzim të papërshkrueshëm

Në javën para lojës së Reprezentacionit të Kosovës kundër atij të Gjermanisë, hendbolli kosovar ishte shumë prezent në mediat gjermane. Portali më i madh i hendbollit në Gjermani HANDBALL WORLD, në ditën e kësaj loje, me 28 Tetor, solli një artikull të redaktores Julia Nikoleit mbi historinë e hendbollit kosovar. Për këtë artikull ajo kishte […]
Ekspertët sllovenë vizitojnë FHK-në

Ekspertët nga Sllovenia që do të ligjërojnë në fillim të shkollimit për trajnerë të hendbollit sipas RINK Conventa, të premten kanë qëndruar për vizitë në Federatën e Hendbollit të Kosovës. Ata janë pritur nga sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci. Gjinovci u ka dëshiruar mirëseardhje dhe punë të mbarë. Ndërkohë ekspertët sllovenë janë shprehur të lumtur […]
Vlerësime maksimale nga të gjitha anët për FHK-në

Në adresë të Federatës së Hendbollit të Kosovës vazhdojnë të vijnë letra përgëzimi lidhur me organizimin e shkëlqyeshëm të garës IHF Trophy për Evropë dhe për suksesin e kombëtareve U20 dhe U18 të Kosovës që fituan titullin e kampionit. Një ditë pas përfundimit të kësaj gare me rëndësi, presidenti I Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF), […]
Presidenti Moustafa uron FHK-në

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF), Hassan Moustafa, i ka dërguar sot një letër presidentit të Federatës tonë Eugen Saraçini përmes të cilës e ka uruar për organizimin e IHF Trophy dhe suksesin e kombëtareve U18 e U20 të Kosovës në këtë ngjarje me peshë. “I nderuar president, më lejoni të ju përcjell një […]
Ndërroi jetë ish anëtari i KH Lepenci, Shaban Kyçyku

Dje pasdite ndërroi jetë ne moshën 50 vjeçare aktivisti i hendbollit kaçanikas, Shaban Kyçyku. I ndjeri ishte hendbollit i klubit Lepenci nga Kaçaniku. Ai vazhdimisht gjatë masave të dhunshme i qëndroi në krahë klubit, në zhvillimin e garave të rregullta. Shaban Kyçyku ishte një qytetar i devotshëm, duke lënë të pikëlluar shumë njerëz, ndërsa do […]
FHK shpall tetorin muaj te hendbollit

Aktivitetet e shumta të hendbollit në nivel përfaqësuesesh dhe nivel klubesh në kuadër të garave ndërkombëtare, kanë bërë që Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK) që tetorin ta pagëzoj me emrin “muaj i hendbollit”. Kreu i FHK-së, Eugen Saraçini të mërkurën në një konferencë për shtyp ka folur rreth këtyre aktiviteteve të shumta pas mbledhjes […]
Ndërron jetë ish sportisti, pedagogu e kryetari i KHF Drita Muharrem Halimi

Në moshën 64 vjeçare ka ndërruar jetë Muharrem Halimi, ish-futbollisti i cili i ka kaluar të gjitha kategoritë në KF C.Zvezda të Gjilanit, duke treguar cilësi të larta të futbollistit. Halimi njiherit ishte edhe profesor në Shkollën e Mesme Ekonomike në Gjilan, ai la gjurmë ta pashlyera në cilësinë e profesorit duke edukuar nxënësit për […]