Shumë dekada në hendboll, Istref Sadriu tërhiqet në fund të edicionit

Gjatë Final 4 të Kupës së Kosovës në hendboll, që në fundjavë u mbajt në Ferizaj, Federata e Hendbollit e Kosovës ka nderuar me plaketë falënderimi Istref Sadriun, që ka dhënë kontribut për gati pesë dekada në hendbollin e Kosovës. Plaketën, Sadriut ia dorëzoi Muhamet Arifi, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës. […]
Çdo gjë gati për Final 4 të Kupës, premtohet spektakël

Të premten në Federatën e Hendbollit të Kosovës është mbajtur konferencë për shtyp lidhur me Final 4 të Kupës së Kosovës në hendboll. Në konferencë folën presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, dhe kryetari i KH Kastriotit, Fisnik Jashari. Kolgeci ka treguar se çdo gjë është gati për turneun final të Kupës, […]
Dita e parë e RINCK Konventës, ligjërata të rëndësishme për trajnerët

Të martën ka filluar Niveli II i shkollimit për trajnerët kosovarë të hendbollit, sipas RINCK Konventës.RINCK Konventa është program zyrtar i Federatës Evropiane të Hendbollit për përgatitjen e trajnerëve të hendbollit.Shkollimin po e ndjekin 20 trajnerë, ndërsa të martën për ta u ligjëruan tema të rëndësishme. Shkollimi bëhet me koordinimin e strategut kroat, Nenad Shoshtariq.Shoshtariqi […]
Bordi i FHK-së mbajti mbledhjen e radhës, merren vendime të rëndësishme

Nën drejtimin e presidentit Edin Kolgeci, të martën Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës mbajti mbledhjen e radhës.U diskutua për tema të shumta që janë të rëndësishme për hendbollin kosovar.Bordi vendosi që kampi veror të mbahet prej 14 deri më 19 korrik në Banjë të Pejës. Ky aktivitet është tradicional dhe shumë i rëndësishëm […]
Kolgeci pritet në takim nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama

Të martën, presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Në takim është diskutuar për thellim të bashkëpunimit mes FHK-së dhe Komunës së Prishtinës.Kolgeci e ka njoftuar Ramën për sukseset e fundit të hendbollit kosovar dhe planet e synimet për të ardhmen.Në […]
Diana Hoxha përfundon me sukses trajnimin për Menaxhim të Avancuar Sportiv

Menaxherja e financave në Federatën e Hendbollit të Kosovës, Diana Hoxha, ka përfunduar Kursin për Menaxhim të Avancuar Sportiv (ASMC). Këtë shkollim të rëndësishëm e organizon Komiteti Olimpik të Kosovës. Kursi ASMC mbështetet nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ndërsa ka për qëllim avancimin e njohurive në fushën e menaxhimit sportiv. Kjo ishte gjenerata […]
Ndërroi jetë presidenti i KH Besa Famgas dhe kontribuesi i madh i hendbollit, Fadil Idrizi

Ka ndërruar jetë Fadil Idrizi, kontribues i madh i hendbollit kosovar. I ndjeri Idrizi ka mbajtur postin e presidentit të klubit pejan, Besa Famgas, që për kohë shumë të gjatë ka dominuar në hendbollin tonë. Besa Famgas nën drejtimin e të ndjerit dhe familjes Idrizi ishte shembull i organizimit, ndërsa prej këtij mjedisi dolën dhe […]
Kolgeci takohet me Gëzim Murselin, drejtor i QKMS-së

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, ka vazhduar me vizita e takime në institucione të ndryshme.Të enjten Kolgeci e ka vizituar Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive dhe u takua me drejtorin e kësaj qendre Gëzim Murseli.Kolgeci e Murseli kanë vlerësuar bashkëpunimin e deritashëm, ndërsa janë pajtuar për zgjerim të bashkëpunimit edhe në […]
Kapitenja Demaj operohet me sukses, premton kthim edhe më të fuqishëm

Kombëtarja e Kosovës në hendboll mori një goditje të rëndë në prag të ndeshjeve me Suedinë, që i takojnë fazës së fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror 2025. Kapitenja dhe liderja, Leonora Demaj, është lënduar javë më parë, ndërsa këtë javë i është nënshtruar një operimi. Operimi ka përfunduar me sukses të plotë, por Demaj do […]
Kosova në grup me Francën, Kroacinë dhe Finlandën

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave ka mësuar të enjten mbrëma kundërshtarët e fazës së dytë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2026. Në shortin e tërhequr në Cluj Napoca të Rumanisë është përcaktuar që Kombëtarja jonë të jetë në Grupin 1 së bashku me Francën, Kroacinë dhe Finlandën. Grupi është […]