Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Çdo gjë gati për spektaklin e Superkupës

Janë bërë të gjitha përgatitjet për ndeshjet e Superkupës së Kosovës në hendboll.

Për herë të katërt zhvillohen ndeshjet e Superkupës së Kosovës, ndërsa këtë herë është vendosur për palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Organizator i Superkupës është KH Kastrioti.

Të shtunën nga ora 17:30 takohen hendbollistet e Istogut me ato të Ferizajt.

Ndërkohë prej orës 20:00 është ndeshja e hendbollistëve. Përballen kampioni, Rahoveci, dhe fituesi i Kupës, Kastrioti.

Priten ndeshje të forta e po ashtu numër madh shikuesish.

Së fundi në Ferizaj ka pasur numër të konsiderueshëm të shikuesve në ndeshjet e rëndësishme të hendbollit. Në këtë frymë shpresohet të kalojë edhe Superkupa, që do të jetë një parapërgatitje për edicionin e ri të garave në Superligë.

Lajme tjera