Menaxherja e financave në Federatën e Hendbollit të Kosovës, Diana Hoxha, ka përfunduar Kursin për Menaxhim të Avancuar Sportiv (ASMC).
Këtë shkollim të rëndësishëm e organizon Komiteti Olimpik të Kosovës. Kursi ASMC mbështetet nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ndërsa ka për qëllim avancimin e njohurive në fushën e menaxhimit sportiv.
Kjo ishte gjenerata e pestë e të diplomuarve në ASMC.
Diana Hoxha, që shquhet për përkushtim në punë, ka shfaqur njohuri të nivelit të lartë gjatë shkollimit.
Kursin ASMC e përfundoi edhe Bekim Çalaj i klubit të hendbollit Kastrioti.