Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve – aktivitet shumë i bukur me fëmijët në Gjakovë

Të premten në Institucionin Parashkollor “Ganimete Tërbeshi” në Gjakovë është organizuar një aktivitet shumë i bukur, i rëndësishëm për shëndetin e fëmijëve të këtij institucioni.

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve është mbajtur aktiviteti me gjëra bazike të lojës së hendbollit, ndërsa qëllimi ishte që fëmijëve t’u ofrohen më shumë aktivitete fizike dhe që te ata të rritet dashuria për sportin dhe lëvizjen në përgjithësi.

Të angazhuar ishin rreth 80 fëmijë, e po ashtu trajnere e punëtorë sportivë të hendbollit.

Aktiviteti është organizuar nga Federata e Sportit Shkollor të Kosovës në bashkëpunim me FHK-në dhe federata tjera, në kuadër të programit “Sporti në Shkolla”. Ky program mundësohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Aktivitet tjetër planifikohet për të hënën në Pejë.

FHK-ja falënderon për angazhimin gjitha edukatoret dhe stafin e institucionit parashkollor “Ganimete Tërbeshi”.