Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Dyshja Bujupi në Greqi për ndeshje evropiane

Edhe dyshja Genc Bujupi e Getoar Bujupi ka pasur angazhim tjetër evropian në fundjavë.

Dy gjyqtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës e kanë drejtuar ndeshjen mes AEK-ut të Athinës dhe Bursas turke. Kjo ndeshje i takoi raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste.

Në Athinë, fitore me rezultat 30:29 shënoi skuadra turke Bursa.

Bursa Buyukshehir fitoi 37:29 në shtëpi në ndeshjen e parë dhe avancoi tutje në Kupën Evropiane.

Për çiftin Bujupi ishte një tjetër përvojë e suksesshme evropiane.

Lajme tjera