Skuadra e Shqiponjës është ndalur në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste.
Pasi u mposht të dielën e kaluar në Schaffhausen nga skuadra zvicerane, Yellow Winterthur, Shqiponja pësoi edhe të shtunën në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.
Winterthuri fitoi me rezultat 48:29.
Helen Cristine Da Silva Souza ishte më efikasja te skuadra gjakovare me shtatë gola. Nga gjashtë i shënuan Nathalia Silva Fontana e Alma Nivokazi, kurse pesë i kishte Aurora Lokaj.