Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Elisa e Arona Krasniqi shkëlqejnë në fitoren e Samadrexhës

Elisa Krasniqi i shënoi 11 gola në fitoren e thellë të Samadrexhës ndaj Ulpianës, 38:25. Ndeshja e luajtur të premten mbrëma në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë e hapi xhiron e tretë të Superligës së Kosovës në hendboll.

Pos Elisa Krasniqit te Samadrexha me numër të madh golash u dalluan edhe dy lojtare të tjera.

Arona Krasniqi i shënoi dhjetë gola, ndërsa nëntë i kishte Erza Tafilaj.

Te Ulpiana plot 17 gola i realizoi Bintou Oulare. Tri i shënoi Erza Canaj e dy Flaka Hoti.

Samadrexha e shënoi fitoren e dytë në ndeshjen e dytë. Për Ulpianën ishte ndeshja e parë kampionale.

Xhiroja e tretë vazhdon me ndeshjet që luhen të shtunën e të hënën.

Lajme tjera