Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ferizaj e fiton ndeshjen interesante me Terezën

Lorena Matarova i shënoi dy gola rresht e një tjetër Shkurte Mehmeti. Dhe Ferizaj e nisi ndeshjen ndaj Terezës me seri 3:0, ndërsa epërsinë nuk e lëshoi deri në fund.

Ndeshja e së dielës në palestrën “Adem Jashari” në Obiliq, i takoi xhiros së parë të Superligës së Kosovës në hendboll.

Ferizaj fitoi me rezultatin 36:33.

Pjesa e parë përfundoi 16:12 në të mirë të ferizajaseve. Në pjesën e dytë epërsia e mysafireve shkoi deri në dhjetë gola, 27:17, por Tereza ia doli të afrohet në tri gola në fund.

Ndonëse Ferizaj ishte në epërsi gjithë kohën, hendbollistet obiliqase nuk ndalën përpjekjet për barazim.

Sevdanur Ozkan i shënoi 11 gola për Ferizajn. Nëntë i kishte Lorena Matarova e shtatë Shkurte Mehmeti.

Tamara Christiny Aragon i shënoi 13 gola për Terezën. Kaltrina Paci i realizoi shtatë, ndërsa Arjeta Imeraj gjashtë.

Lajme tjera