Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ferizaj – Istogu, derbi i Superligës së hendbollisteve

Ndeshja Ferizaj – Istogu vlerësohet kryesorja e xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën prej orës 19:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Kampioni në fuqi, Istogu, është i treti me 10 pikë nga gjashtë ndeshje. Ferizaj e mban vendin e katërt me tetë pikë, po nga gjashtë ndeshje.

Të shtunën prej orës 19:00 luhet edhe ndeshja mes Terezës dhe Kastriotit.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Samadrexhës zhvillohet të martën, ndërsa në kuadër të xhiros së nëntë është edhe takimi Besa – Ulpiana.

Në Ligën e Parë të hendbollisteve është java e shtatë. Të shtunën janë ndeshjet Vushtrria – Dukagjini (14:00) dhe Vëllaznimi – KEK-u (16:30).

Ndeshjet e së dielës janë: Trepça – Jusuf Gërvalla (13:00), CLICK – Vjosa (18:30).

Lajme tjera