Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

FHK HAP KONKURS PUNE

Federata e Hendbollit e Kosovës hap konkurs për Media/Fotograf.
Ai/Ajo do të punoj në bashkëpunim me departamentin e mediave duke kryer punën e fotografit në evente dhe ndeshje të organizuara nga Federata e Hendbollit e Kosovës.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

Planifikimi i sesioneve fotografike
Fotografimi profesional
Menaxhimi i arkivës së fotografive
Komunikimi me klientët
Zbatimi i etikës dhe ligjit të autorit
Marketingu
Kualifikimet:
1. Eksperiencë pune si fotograf profesionist, minimumi 1-2 vite
2. Njohuri të avancuara në përdorimin e pajisjeve fotografike dhe teknologjisë digjitale.
3. Njohuri shumë të mira në programe për redaktimin e fotografive.
4. Kreativitet, sy artistik dhe vëmendje ndaj detajeve.
5. Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
6. Fleksibilitet në orar, për të ndjekur evente apo projekte që zhvillohen jashtë orarit standard.
Benefitet:

Ambient dinamik pune me mundësi për zhvillim profesional.

2. Pagesë konkurruese dhe bonuse për projekte të veçanta apo arritje.

3. Mundësi për të ndërtuar një portofolio të pasur dhe bashkëpunime kreative.

Informata rreth punës: Full Time
Lokacioni: Prishtinë
Kategoria: Media
Orari i punës: Full Time (9:00 – 17:00)

Numri i pozitave: 1
Skadon me: 25.07.2025

Dërgo CV në kg@kosovahandball.info

Lajme tjera