Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

FHK-ja ndan bursa për dy hendbolliste

Në kuadër të bashkëpunimit me Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit të Universitetit të Prishtinës, Federata e Hendbollit e Kosovës ndanë dy bursa për studente të këtij fakulteti, që janë hendbolliste.

Ceremonia e ndarjes së bursave u bë të martën në këtë fakultet, ndërsa nga FHK-ja morën pjesë presidenti Edin Kolgeci dhe sekretari i përgjithshëm Muhamet Arifi.

Pos nga Federata e Hendbollit e Kosovës për studentët e FEFS janë ndarë nga dy bursa edhe nga FBK-ja, FVK-ja dhe FSUK-ja.

Bursa është në vlerë të përgjithshme prej 500 euro, ndërsa qëllimi i saj është mbështetja e lojtareve tona për studime. Përfituese të bursave nga hendbolli janë lojtaret Erza Tafilaj dhe Flaka Hoti.