Të enjten është vazhduar bashkëpunimi me një tjetër partner besnik të Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Në bazë të ligjit për sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është firmosur marrëveshja e sponsorizimit me kompaninë DEKO Solution.
Bëhet fjalë për kompani shumë serioze me të cilën federata jonë ka bashkëpunim shumëvjeçar.
Marrëveshja ka të bëjë me përkrahjen e aktiviteteve të Kombëtareve tona për vitin 2025 e 2026.
Marrëveshja është firmosur nga presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci dhe drejtori i DEKO Solution, Genc Ajeti.