Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitore bindëse për Istogun e Ferizajn

Skuadrat e kreut, Istogu e Ferizaj, nuk kanë hasur në telashe për të fituar ndeshjet e xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Lideri, Istogu, fitoi në Obiliq ndaj Terezës me rezultatin 43:29.

Motrat Suzana e Dijana Ujkiq ishin më efikaset tek Istogu me nga 13 gola. Gjashtë i realizoi Lana Paviçeviq. Te Tereza, Kaltrina Paci i shënoi tetë gola. Shtatë i kishte Arjeta Imeraj e gjashtë Melike Ipçi.

Një xhiro para fundit, Istogu është lider me 30 pikë. Në plejof do të startojë nga pozita e parë. Tereza është e teta me shtatë pikë.

Fitore edhe më të thellë shënoi Ferizaj. Në kryeqytet, ferizajaset fituan 47:17 ndaj Prishtinës. Luljeta Sopjani u shqua me 13 gola te Ferizaj. Dhjetë i shënoi Salemateu Camara e nëntë Elsa Kongjeli.

Angelika Luberecka dhe Era Shaljani shënuan nga pesë gola për Prishtinën.

Ferizaj është i dyti me 24 pikë. Prishtina është e nënta, përkatësisht e fundit, me një pikë.

Të enjten janë ndeshjet Kastrioti – Vushtrria dhe Samadrexha – Shqiponja.