Kampioni i Kosovës në hendboll, Istogu, e ka bërë hapin e madh drejt raundit të tretë të Kupës Evropiane.
Të shtunën mbrëma në palestrën “Dresha” në Banjë, istogaset e mposhtën skuadrën greke AEP Panorama me rezultat 39:31. Që në pjesën e parë Istogu krijoi epërsi solide, të cilën e rriti dhe e mbajti deri në fund.
Joendie Balotinelle Olikak e udhëhoqi Istogun me 10 gola.
Tamara Serbra Aragon e përfundoi ndeshjen me tetë gola.
Shtatë i kishte Suzana Ujkiq.
Kontribut në fitoren e rëndësishme dhanë edhe lojtaret e tjera.
Ndeshja e dytë, në të cilën Istogu pritet ta konfirmojë avancimin, është të dielën nga ora 19:00 po në palestrën “Dresha” në Banjë.