Llapi ka shënuar fitore të rëndësishme në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Të dielën në Podujevë, Llapi e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat 32:28. Ishte kjo ndeshja kryesore e xhiros së tetë të kampionatit të Kosovës.
Blerton Hasani udhëhoqi Llapin drejt fitores së madhe, duke i shënuar 12 gola. Gjashtë i realizoi Etnik Bajoku, ndërsa nga katër i shtuan Endrit Havolli e Artir Muçiqi.
Te Vëllaznimi tetë gola i shënoi Çlirim Rama e shtatë Ardi Halili.
Vëllaznimi e pësoi humbjen e dytë, ndërsa ka katër fitore. Ndërkohë Llapi e shënoi fitoren e dytë. Ka katër humbje këtë edicion.
Të dielën u luajt edhe ndeshja mes Besa Famgasit dhe Trepçës.
Kjo ndeshje u luajt në Deçan, ndërsa Besa e Pejës fitoi me rezultat 40:21.
Jon Vokshi i shënoi dhjetë gola për Besa Famgasin, ndërsa tetë i realizoi Ahmed Khamis. Sali Maxhera e Eris Beqiri i shënuan nga pesë gola për mitrovicasit.
Besa ka katër fitore e një humbje, ndërsa Trepça tri fitore e pesë humbje.