Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitore e rëndësishme e Vëllaznimit ndaj Vushtrrisë

Vëllaznimi ka shënuar tjetër fitore në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Të shtunën mbrëma në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë, Vëllaznimi e mposhti Vushtrrinë me rezultat 36:33. Vushtrria ishte vendase në këtë ndeshje.

Për ekipin e kthyer në Superligë, Vëllaznimin, ishte fitorja e tretë në elitë. Ka edhe një humbje. Ndërkohë Vushtrria mbetet pa fitore. Ka katër humbje rresht.

Çlirim Rama i shënoi 11 gola për ekipin gjakovar, ndërsa Florian Rexha i shtoi tetë.

Te Vushtrria u dalluan Egzon Ademi me 11 gola dhe Muhamed Halili me tetë.

Kjo ishte ndeshja e parë e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës.

Të dielën është ndeshja mes Rahovecit e Trepçës.

Lajme tjera