Të hënën në Banjë është luajtur ndeshja e fundit e xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Kampioni në fuqi, Istogu, fitoi 28:24 ndaj Besës së Pejës.
Pas pjesës së parë dallimi ishte vetëm një gol, 13:12.
Joneide Balo Olikaka ishte më efikasja tek Istogu me shtatë gola. Gjashtë i shënoi Nihed Limem, ndërsa pesë Farida Mabrouk.
Samanda Konjuhaj u dallua te Besa me nëntë gola. Tetë i realizoi Klea Kelmendi.
Istogu e luajti ndeshjen e dytë kampionale dhe e shënoi fitoren e dytë.
Besa e pësoi humbjen e tretë.