Prishtina e ka shënuar fitoren e parë në edicionin 2025/2026 në Superligën e Kosovës në hendboll.
Në ndeshjen e parë të xhiros së tretë, të premten mbrëma në Samadrexhë, Prishtina fitoi ndaj Vushtrrisë vendase.
Skuadra prishtinase fitoi me rezultatin 42:36.
Në pjesën e parë skuadra mysafire krijoi epërsi të lehtë, kurse në të dytën ishte vazhdimisht para.
Enis Kuleta i shënoi 12 gola për Prishtinën. Nëntë i kishte Albi Gjuka, e tetë Altin Cacaj.
Te Vushtrria më efikasi ishte Egzon Ademi me 13 gola. Shtatë i shënoi Muhamed Halili, e gjashtë Armend Karaça.
Prishtina tani i ka dy humbje e një fitore. Vushtrria e pësoi humbjen e tretë.